Në ditën e dytë të
Fitër Bajramit, më 20 gusht 2012, Myftiu
i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e
Fëmijës Shkodër. Me këtë rast, ai ka
uruar drejtorin e këtij institucioni z.
Arjan Dushaj dhe stafin e tij për Fitër
Bajramin.
Në një bashkëbisedim me drejtorin e
Shtëpisë së Fëmijëve Shkodër, Myftiu ka
theksuar se qëllimi i kësaj vizite është
të përcjellim mesazhet e solidaritetit
dhe përkrahjes për këta fëmijë që janë
amanet dhe përgjegjësi para Zotit.
Myftiu ka garantuar se Myftinia Shkodër
do të bëjë përpjekjet e saj për të qenë
e pranishme me ndihma të ndryshme, në
favor të fëmijëve të pranishëm në këtë
institucion.
Nga ana e tij, drejtori i Shtëpisë
së Fëmijëve Shkodër, z. Arjan Dushaj, ka
falënderuar Myftiun e Shkodrës për
përpjekjet dhe angazhimin e vazhdueshëm
për përkrahjen dhe ndihmën ndaj fëmijëve
që jetojnë në këtë institucion. Ai ka
theksuar se këto vizita janë një shenjë
solidarizimi dhe një mesazh për të
gjithë ata që duan të ndihmojnë dhe të
përkrahin këtë institucion.
Me rastin e kësaj vizite,
Myftinia Shkodër ka shpërndarë 50 pako
ushqimore në ndihmë të Shtëpisë së
Fëmijëve Shkodër.
|
|
|
|