Të dielën më 19 gusht
2012, pas faljes së namazit të Fitër
Bajramit, Myftinia Shkodër ka organizuar
edhe pritjen tradicionale me këtë rast.
Të shumtë kanë qenë vizitorët që
kanë mbërritur për të uruar festën dhe
për të dhënë mesazhet e tyre për mbarë
opinionin musliman të Shkodrës. Drejtues
të institucioneve vendore, deputetë,
intelektualë, drejtues të shoqatave dhe
institucioneve lokale dhe besimtarë të
ndryshëm kanë marrë pjesë në këtë pritje
të organizuar nga Myftinia Shkodër.
Si përherë, drejtuesit e
komuniteteve fetare të Shkodrës, kanë
qenë të parët që kanë uruar Myftiun dhe
besimtarët me rastin e Fitër Bajramit.
Në prononcimet e tyre para mediave të
pranishme, Arqipeshkvi i Shkodrës dhe
Famullitari i Kishës Ortodokse, kanë
dhënë mesazhe të ngrohta të harmonisë
dhe respektit ndërfetar.
Pritja e vizitorëve me rastin e
festave fetare është bërë traditë, duke
bërë që atmosfera e tyre të përhapet
gjithandej dhe të ndahet edhe me miq e
dashamirë.
|
|
|
|
|