Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Fitër Bajrami i këtij viti ka mbledhur për të dytin vit radhazi besimtarët e zonës së Postribës në faljen e përbashkët si një familje e vetme dhe e madhe besimi.
           
Të dielën e 19 gushtit 2012, të gjithë janë tubuar në fushën e madhe bri xhamisë së fshatit Dragoç, në pritje të faljes së namazit të sabahut dhe atij të bajramit. Përveç imamëve të nderuar të zonës, për të ndarë kënaqësinë dhe gëzimin e kësaj dite, pas namazit të sabahut ka mbërritur edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari.
           
Në fjalën e tij para të pranishëmve, Myftiu ka vënë theksin te rëndësia që ka uniteti dhe harmonia në mesin e muslimanëve. Ka përmendur mirësinë e madhe të Zotit që kjo zonë dëshmon besimin, vëllazërinë dhe përkushtimin në jetën e përditshme, duke e konsideruar këtë mirësi edhe si një përgjegjësi në hak të brezave që vijnë.           

Myftiu ka vlerësuar edhe rolin e madh të imamëve të Postribës, si simbole të vëllazërisë, dijes, përkushtimit dhe unitetit në mesin e muslimanëve.

 

Fitër Bajrami në Postribë, harmoni dhe vëllazërim - 19 gusht 2012

Fitër Bajrami në Postribë, harmoni dhe vëllazërim - 19 gusht 2012

Fitër Bajrami në Postribë, harmoni dhe vëllazërim - 19 gusht 2012

Fitër Bajrami në Postribë, harmoni dhe vëllazërim - 19 gusht 2012