Paraditën e së enjtes,
më 16 gusht 2012, Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari ka thirrur imamët e
qytetit në një takim konsultativ në
lidhje me akvititetin e Fitër Bajramit,
faljen e tij, ceremoninë e pritjes së
vizitorëve etj.
Pas diskutimeve të frytshme dhe
vëllazërore, Myftinia Shkodër ka
vendosur që edhe këtë vit, namazi i
Fitër Bajramit të falet në sheshin bri
xhamisë “Ebu Bekër”, duke iu referuar
traditës së profetit Muhammed (a.s) në
këtë ditë feste.
Njëkohësisht u vendos edhe programi
i kësaj dite festive, duke nisur nga
dalja në shesh që në orën 5.15
të mëngjesit të ditës së dielë, më 19
gusht 2012, që përkon me ditën
e parë të Fitër Bajramit. Më pas,
rreth
orës 5.30 do të bëhet falja e namazit të
sabahut. Me
përfundimin e tij, teologë dhe imamë të
qytetit të Shkodrës do të zënë vend në
tribunë për të përshëndetur dhe mbajtur
disa këshilla dhe udhëzime që kanë të
bëjnë me atmosferën e kësaj dite.
Në
orën 6.40, besimtarët do të bëhen gati
për faljen e namazit të Fitër Bajramit,
që pasohet nga hytbeja e tij, që do të
mbahet nga Myftiu i Shkodrës Imam
Muhamed Sytari.
Myftinia Shkodër ju fton që të
merrni me vete edhe
sexhaden e namazit,
duke pasur parasysh territorin e madh
dhe pjesëmarrjen e dendur të njerëzve në
këtë ditë festive dhe në këtë adhurim të
begatë në shoqëri të vëllazërisë islame.
Njëkohësisht, u vendos që ceremonia e
pritjes së vizitorëve me rastin e Fitër
Bajramit të këtij viti, të zhvillohet në
xhaminë e Parrucës në një hapësirë
kohore dy orëshe: 09.00 deri 11.00.
MYFTINIA
SHKODËR JU URON ME ZEMËR:
ADHURIM TË PRANUAR,
RAMAZAN NDËRMJETËSUES
NË DITËN E GJYKIMIT
DHE MBARËSI TË PËRHERSHME NË
JETË!
GËZUAR FITËR
BAJRAMIN!
|
|
|