Nata e Kadrit, më e
mirë se një mijë muaj! Pikërisht, në
atmosferën e kësaj nate të begatë dhe
mirësive të shumta me të cilat Zoti i
gjithësisë shfaq mëshirën dhe butësinë e
Tij ndaj krijesave të Tij, në të gjitha
xhamitë e Shkodrës u zhvilluan lutje dhe
namaze nate, nga koha e jacisë deri në
sabahun e ditës së 27 të këtij muaji.
Mbrëmjen e së martës, më 14 gusht
2012, në xhaminë e Parrucës, që ishte
tejmbushur nga besimtarët, u zhvillua
ceremonia kryesore e kësaj nate të
begatë. Nën drejtimin e imamëve dhe
teologëve të nderuar: Arben Halluni,
Naim Drijaj dhe Durim Kasemi, u krye
falja e namazit të jacisë shoqëruar nga
20 rekatet e teravisë.
Më pas, nën drejtimin e Myftiut të
Shkodrës Imam Muhamed Sytari, u bënë
disa dhikre me xhemat dhe lutja e natës
së Kadrit. Këto dhikre, që ndezën zemrat
e besimtarëve u pasuan nga katër rekate
të namazit tesbih dhe duaja e gjatë në
gjuhën shqipe.
Adhurimet e Natës së Kadrit vazhduan
edhe në orën 3.00 deri në kohën e
namazit të sabahut, duke dëshmuar një
atmosferë të mrekullueshme besimi,
lutjesh dhe vëllazërie në mesin e të
rinjve dhe besimtarëve të shumtë që
morën pjesë në këto adhurime.
Adhurime dhe lutje të tilla u
zhvilluan në të gjitha xhamitë e qytetit
të Shkodrës dhe fshatrave të saj, me
shpresën e përfitimit nga begatitë dhe
mirësitë e All-llahut, të premtuara në
këtë natë për besimtarët.
|
|
|