Ditën e martë, më 14
gusht 2012, në ambientet e Grand Hotel
Europa është shtruar iftari tradicional
i kësaj nate të begatë. Të ftuar në këtë
sofër bujare të besimit dhe të harmonisë
kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të
komuniteteve fetare në Shkodër,
drejtuesit lokalë e vendorë të qytetit,
deputetë, kryetarë të komunave,
biznesmenë, intelektualë e drejtues të
shoqatave të ndryshme bamirëse.
Në fjalën e tij përshendetëse,
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
vlerësuar këtë sofër si një mundësi
afrimi dhe komunikimi të qytetëruar me
baza të shëndetshme besimi. Ai ka uruar
të gjithë agjëruesit dhe është lutur që
harmonia dhe dashuria e besimit të
mbizotërojë në jetën e secilit.
Myftiu nuk ka lënë pa përmendur edhe
shembullin elitar të Shkodrës në
harmoninë dhe bashkëpunimin në mes të
komuniteteve fetare, si një dëshmi e
vlerave besimore në këtë qytet.
Gjatë përshëndetjes, Myftiu ka
falënderuar edhe pronarin e GHE, z.
Agron Çela, të cilit i ka uruar mbarësi
dhe suksese në punën e tij dhe
bamirësitë e ndryshme në shërbim të
komunitetit.
Me këtë rast, në
kujtim të këtij iftari, Myftiu i ka
dhuruar z. Çela, kolanën e plotë të
biografive mbi jetën e profetit Muhammed
(a.s), botim i LOGOS-A, duke theksuar se
në këto libra është shembulli më i mirë
i besimit, i suksesit dhe i modelit në
jetë.
|
|
|
|
|
|