Ditën e shtunë, më 11
gusht 2012, në ambientet e “Rozafa Sea
Food”, pranë xhamisë së Parrucës, është
shtruar një iftar vëllazëror,
sponsorizuar nga biznesmeni i njohur
Gjergj Luca dhe pronari i lokalit
Shkëlqim Naipi.
Iftari në fjalë është i pari i këtij
lloji, ku dëshmohen edhe një herë vlera
të harmonisë fetare, respektit të
besimit të tjetrit dhe nderimit ndaj
muajit të Ramazanit edhe nga
jomuslimanët në Shkodër dhe Shqipëri.
Në të vërtetë, ky iftar duhet të
bëhet shembull edhe përtej Shkodrës, por
mbi të gjitha ai është një dëshmi e
vlerave të besimit dhe rritjes së
influencës së tij në shoqëri.
Në këtë iftar elitar, ku ishin të
ftuar edhe drejtues të dy medreseve të
Shkodrës, teologë e imamë, intelektualë
e përfaqësues të Këshillit Bashkiak të
Shkodrës, ishte i pranishëm edhe anëtari
i Kryesisë së Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë, z. Genti Kruja i shoqëruar
nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed
Sytari.
Në fjalën e tij përshëndetëse,
Myftiu ka përshëndetur dhe uruar z.
Gjergj Luca dhe z. Shkëlqim Naipi për
këtë sofër të begatë, në të cilën mbi të
gjitha ka spikatur vlerësimi i tjetrit,
nderimi i besimit dhe vlerat e
qytetarisë shkodrane të ushqyera nga
besimi në Një Zot të Vetëm.
Myftiu është lutur që Zoti t’i begatojë
të gjithë njerëzit vullnetmirë,
biznesmenët e këtij lloji dhe të shtohet
dashuria, harmonia dhe mirëkuptimi në
mesin e besimtarëve dhe atyre që i duan
të mirën Shqipërisë dhe shoqërisë
shqiptare.
|
|
|
|