Gjatë qëndrimit në
Prizren, natën e së enjtes, më 9 gusht
2012, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed
Sytari ka marrë pjesë në emisionin fetar
të muajit Ramazan, të drejtuar nga
teologu Ajni Sinani në “Tv Besa”,
Prizren.
Bashkëbisedimi i ngrohtë ka
përcjellur tek teleshikuesit emocione
dhe ndjesi të shumta pozitive, sidomos
kur është folur për mirësitë e këtij
muaji dhe vlerën e lirisë së komunikimit
të shqiptarëve në trevat e tyre.
Myftiu ka shfaqur gëzimin e tij për
faktin e takimit në këtë tryezë të
besimit dhe vlerave islame, me teologun
e mirënjohur Ajni Sinani, për të cilin
ka thënë se: “është një emër i nderuar i
dijes, përkushtimit dhe shembullit
intelektual musliman, për shërbimet e
sinqerta dhe kontributin që ka dhënë
gjatë momenteve më të vështira të
ripërtëritjes së fesë islame në Shkodër,
pas rënies së sistemit ateist”.
Myftiu ka folur edhe për
persekutimin e hoxhallarëve të shquar të
Shkodrës. Ka rrëfyer momente të shumta
nga dhunimi i hoxhallarëve, djegia e
bibliotekave të tyre, sekuestrimi i
objekteve të kultit, prishja e xhamive
dhe tendenca injorante ateiste për
ndryshimin e traditave islame në Shkodër
dhe mbarë Shqipërinë.
Njëkohësisht, teologu Ajni Sinani ka
përmendur me respekt periudhën e kaluar
në Shkodër si një mësues në medrese dhe
kontributin intelektual islam, duke u
afirmuar nëpërmjet emisioneve televizive,
shkrimeve dhe përkthimeve të ndryshme,
tribunave fetare dhe komunikimeve të
qytetëruara me besimtarët në Shkodër.
Në bashkëbisedimin që ka zgjatur
rreth 60 minuta, është folur edhe për
atmosferën e Ramazanit në Shkodër,
realitetet 22 vjeçare të Myftinisë
Shkodër dhe Thirrjes Islame në qytetin e
Shkodrës, sfidat përballë muslimanëve në
Shkodër etj.
Në fund, Myftiu Imam Muhamed
Sytari i është drejtuar rinisë kosovare
me disa këshilla dhe udhëzime në lidhje
me afrimin dhe shtimin e dashurisë ndaj
Zotit dhe mësimeve të Tij.
|
|