Ditën e mërkure, më 8 
										gusht 2012, Myftiu i Shkodrës ka 
										zhvilluar një takim me një grup prej 
										imamëve të qytetit dhe të fshatit, në 
										prag të 10 ditëve të fundit të muajit 
										Ramazan.
           
										
Në këtë takim, është diskutuar për 
										mbarëvajtjen e jetës fetare gjatë 20 
										ditëve të shkuara të Ramazanit dhe 
										shtimin e angazhimit dhe aktiviteteve në 
										pjesën e mbetur nga ky muaj i begatë.
           
										
Me këtë rast, Myftiu ka dhënë disa 
										udhëzime për imamët dhe ka kërkuar që të 
										respektohet disiplina e brendshme e 
										xhamisë, duke dhënë një shembull pozitiv 
										edhe për vizitorët dhe të gjithë ata që 
										vijnë për të mësuar në xhami.
           
										
Janë shpërndarë edhe udhëzimet e 
										Kryesisë së Komunitetit Mysliman të 
										Shqipërisë, ku vlen të përmendet 
										përcaktimi i kuotës së sadekatul-fitrit 
										për vitin 2012, që është 300 (treqind) 
										lekë të reja për person etj. Kjo shumë 
										të hollash duhet nxjerrë deri natën e 
										Bajramit dhe u jepet të afërmve 
										nevojtarë, jetimëve, borxhlinjve etj.
           
										
Është konfirmuar edhe një herë falja 
										e namazit të Fitër Bajramit në sheshin 
										bri xhamisë “Ebu Bekër”, si një festë 
										masive e muslimanëve të Shkodrës.           
										
Ndërkohë, disa prej imamëve, 
										kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje 
										me tematikën e këtij takimi dhe janë 
										lutur për mbarësinë dhe shtimin e 
										mëtejshëm të harmonisë dhe vëllazërimit 
										në mes të muslimanëve.
| 
												 
										
												  | 
											
