Ditën e hënë, më 6
gusht 2012, Kryetari i Komunës Bërdicë,
z. Besnik Brahimi ka shtruar një iftar
me rastin e muajit të begatë të
Ramazanit.
Sofra e këtij iftari ka bashkuar
besimtarë të shumtë të Komunës Bërdicë,
drejtues të administratës dhe
përfaqësues të komuniteteve të tjera
fetare, duke dëshmuar vlerat e larta
besimore dhe ato të harmonisë që përhap
kudo në shoqëri Islami nëpërmjet
mësimeve të tij hyjnore.
Në fjalën e tij para të pranishëmve
Kryetari i Komunës Bërdicë z. Besnik
Brahimi, ka falënderuar të pranishmit
për pjesëmarrjen dhe ka uruar që ky muaj
i bekuar të jetë sa më i lehtë dhe i
mbarë për krejt agjëruesit.
I ftuar nderi në këtë iftar ka qenë
edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed
Sytari. Në fjalën e tij, pasi ka uruar
agjëruesit e shumtë për adhurimin dhe
sakrificën e tyre, ka falënderuar
shembullin e kryekomunarit Besnik
Brahimi, “i cili respekton besimin dhe
besimtarët dhe dëshmon vlera në
marrëdhënien e tij me ata që e
mbështetën për të drejtuar këtë
komunitet”.
Myftiu ka nxitur që
edhe drejtuesit e tjerë lokalë e vendorë
të mos kenë ndrojtje për të organizuar
iftare, në të cilët të ftohen besimtarët,
që janë pjesa më fisnike e shoqërisë që
i ka zgjedhur për të qenë aty ku janë.
|
|
|
|