Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Në atmosferën e Muajit të Begatë të Ramazanit, ditën e shtunë, më 4 gusht 2012, në ambientet e xhamisë së Parrucës, Myftinia Shkodër ka organizuar tribunën fetare me temë: “Modeli i rinisë në Islam”, ku kanë referuar H. Edmir Smajlaj (Myfti i Malësisë së Madhe) dhe teologu Ylli Buraniqi (imam i xhamisë Kiras).

Aktiviteti ka nisur me fjalën e hapjes së mbajtur nga teologu Arben Halluni. Përgjegjësi i sektorit të rinisë në Myftininë e Shkodrës, teologu Ervil Kuçi, ka folur mbi rëndësinë që ka sot për rininë muslimane pasimi i shembullit të hz. Muhammedit (a.s), i cili ishte një njeri i madh, social e mbi të gjitha i dërguar i Zotit.

Më pas ka referuar H. Edmir Smajlaj mbi temën: “Modeli i rinisë në Kur’an dhe në Traditën e hz. Muhammedit (a.s)”. Në temën e tij, Myftiu ka folur mbi rëndësinë që ka edukimi i të rinjve me besimin e pastër në Një Zot dhe largimi nga ndalesat e Tij në jetë. Ai ka kërkuar që rinia të fitojë kohën dhe ta mbushë atë me reflektim dhe adhurim, në rrugën e lartësimit në këtë botë dhe përfitimit të jetës së përtejme.

“Hz. Jusufi (a.s)- shembull inspirues për rininë muslimane”, ishte tema e mbajtur nga teologu Ylli Buraniqi. Gjatë fjalës së tij, ai ka zbardhur kronologjinë e ngjarjeve kryesore që shoqëruan jetën e hz. Jusufit (a.s), ku spikat durimi, besimi i patundur në All-llahun (xh.sh) dhe bindja në mbështetjen e Tij.

Aktivitetin e ka përshëndetur edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, që ka falënderuar referuesit dhe është lutur që ditët e mbetura të muajit Ramazan të shfrytëzohen maksimalisht për t’u kthyer nga Zoti dhe mësimet e Tij.

 

Tribuna fetare: “Modeli i rinisë në Islam” - 4 gusht 2012

Tribuna fetare: “Modeli i rinisë në Islam” - 4 gusht 2012

Tribuna fetare: “Modeli i rinisë në Islam” - 4 gusht 2012 

Tribuna fetare: “Modeli i rinisë në Islam” - 4 gusht 2012