Ditën e xhuma, më 3
gusht 2012, Myftinia Shkodër ka ftuar në
sofrën e iftarit gazetarët e mediave
lokale të Shkodrës, në shenjë respekti
dhe mirënjohje për angazhimin e tyre dhe
korrektësinë e mbulimit të aktiviteteve
të shumta të Myftinisë Shkodër, sidomos
në ditët e muajit Ramazan.
Në fjalën e tij përshëndetëse,
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka
theksuar se media ka një rol të
rëndësishëm në këto ditë, kur jetohet në
liri dhe secili ka të drejtën e tij në
prezantimin e mendimeve dhe ideve të
ndryshme.
Myftiu ka falënderuar
gazetarët dhe operatorët e televizioneve
lokale të Shkodrës dhe përtej tyre, si:
Tv1 Channel, Tv Rozafa, Tv Antena Nord,
Tv Kopliku, Tv Lezha, Radio Jehona etj,
si dhe korrespondentët e gazetave të
përditshme dhe mediave vizive kombëtare
të pranishëm në iftar, për punën dhe
kontributin e tyre të vyer në pasqyrimin
e aktiviteteve të larmishme të Myftinisë
Shkodër dhe përtej saj.
Myftiu është lutur për mbarësinë
e gazetarëve, të cilët përcjellin
realitetet e Shkodrës dhe jo vetëm, në
një kohë, kur njerëzit janë nevojtarë
për lajme korrekte dhe serioze.
|
|
|
|