Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Mbrëmja e së enjtes, më 2 gusht 2012 u kthye në një tubim festiv, i mbushur me shpirt besimi dhe qytetarie islame për qytetarët e Shkodrës. Për të shtatin vit radhazi, minibashkia “Bajrampasha” e Stambollit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Myftininë Shkodër, ka organizuar iftarin e madh në sheshin e Parrucës.
           
Me qindra besimtarë kanë mbushur tryezat e shtruara, duke pritur momentin e bukur të këndimit të ezanit të akshamit, pas së cilit lutjet dhe urimet për një agjërim të pranuar janë evidente dhe të pranishme gjithandej.
           
Ajo që binte në sy dukshëm ishte prania e shumë çifteve të reja muslimane, që sëbashku me fëmijët e tyre dhe të afërm të ndryshëm, shijonin këtë iftar të hapur në sheshin xhamisë së Parrucës.
           
Ky iftar i madh është shoqëruar edhe nga një program kulturor, ku janë përzier këndimi i Kur’anit, ezani live, përshëndetjet e Kryetarit të Bashkisë, Prefektes, Ambasadorit të Turqisë, Myftiut, përfaqësuesit të minibashkisë “Bajrampasha”, me ilahi dhe pjesë të folklorit dhe trashëgimisë osmane.           

Ky aktivitet është ndjekur edhe nga media të shumta shqiptare dhe turke, që kanë pasqyruar atmosferën e bukur dhe festive të një nate të mbushur me besim dhe kulturë islame.

 

Iftar i madh në sheshin e Parrucës - 2 gusht 2012

Iftar i madh në sheshin e Parrucës - 2 gusht 2012

Iftar i madh në sheshin e Parrucës - 2 gusht 2012 

Iftar i madh në sheshin e Parrucës - 2 gusht 2012

Iftar i madh në sheshin e Parrucës - 2 gusht 2012