Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Ditën e hënë, më 30 korrik 2012, Myftinia Shkodër ka shtruar një iftar me imamët dhe anëtarët e Këshillit të Myftinisë. I ftuar nderi në këtë iftar ka qenë edhe Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj.
           
Në fjalën e tij para të pranishëmve, Myftiu i Malësisë së Madhe ka vlerësuar harmoninë dhe vëllazërinë në mesin e imamëve të Shkodrës. Ai është lutur që imamët dhe prijësit e muslimanëve në këto ditë, të angazhohen sa më shumë për të shërbyer në rrugën e përhapjes së vlerave të besimit islam. Ka theksuar se realitetet e përditshme dëshmojnë se ka akoma shumë punë për të bërë në rrugën e kthimit të njerëzve nga vlerat e agjërimit.
           
Ndërkohë, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, pasi ka falënderuar pjesëmarrësit në iftar, ka theksuar se një ndër vlerat e këtij muaji të begatë të Ramazanit është se ai bëhet shkak për tubimin e njerëzve dhe i bën të kalojnë momente shumë të bukura, në harmoni me njëri-tjetrin.

Myftiu është lutur që harmonia dhe bashkëpunimi që ekziston në mesin e imamëve të Shkodrës, të rritet dhe të konsolidohet dhe të jetë shembull për këdo.            

Në një atmosferë të këndshme besimi dhe vëllazërie, imamët kanë këmbyer biseda të ngrohta dhe kanë këmbyer eksperiencat e netëve të bekuara të Ramazanit.

Imamët dhe Këshilli i Myftinisë Shkodër në një iftar vëllazëror - 30 korrik 2012