Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditën e xhuma, më 27 korrik 2012, në fshatin Qerret të Pukës janë hedhur themelet për ndërtimin e xhamisë së re me dy minare të këtij fshati.
           
Ceremonia e hedhjes së gurit të themelit ka nisur me fjalën e Myftiut të Pukës Imam Gëzim Kopani, i cili ka falënderuar All-llahun për këtë dhuratë të begatë në muajin e Ramazanit. Myftiu ka thënë se Qerreti është një fshat me besimtarë muslimanë, të cilët e kanë pasur dhe e kanë në gjak besimin dhe ndërtimin e xhamive. Ai ka falënderuar edhe donatorët, të cilët kanë kontribuar për këtë ditë.
           
Më pas ka përshëndetur edhe Myftiu i Zonës së Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Në fjalën e tij, Myftiu ka përcjellur edhe urimet më të mira të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça dhe Kryesisë së K.M.Sh. me rastin e kësaj ceremonie.
           
Në fjalën e tij Myftiu i Shkodrës ka vlerësuar shpirtin e besimit, vlerat e harmonisë dhe të qytetarisë që burojnë nga xhamitë në çdo skaj të Shqipërisë, si një model i dashurisë dhe afrimit me Zotin e gjithësisë. Njëkohësisht është lutur për banorët e Qerretit dhe ka shpresuar që inaugurimi i kësaj xhamie të jetë një festë e madhe për krejt zonën.           

Në shoqërinë e tekbireve është bërë edhe hedhja e gurit të parë të themelit, janë bërë lutjet dhe urimet përkatëse me rastin e kësaj dite të shënuar.

 

Hidhen themelet e xhamisë së re në Qerret të Pukës - 26 korrik 2012

Hidhen themelet e xhamisë së re në Qerret të Pukës - 26 korrik 2012

Hidhen themelet e xhamisë së re në Qerret të Pukës - 26 korrik 2012 

Hidhen themelet e xhamisë së re në Qerret të Pukës - 26 korrik 2012