Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditën e së hënës, më 16 korrik 2012, Myftinia Shkodër ka organizuar për të dytin vit radhazi, aktivitetin e titulluar: “Sofra e Kur’anit Famëlartë”, në lulishten pranë xhamisë së Parrucës.
           
Aktiviteti ka mbledhur me qindra të rinj e të reja, imamë, intelektualë e të ftuar, të interesuar për të dëgjuar mesazhet e këtij tubimi fetar dhe këndimet melodioze të ajeteve të Kur’anit dhe ilahive të shumta, nga zërat e hafizëve të ardhur nga Kumanova, Tetova, Shkupi, Stambolli, Trabzoni etj.
           
Aktivitetin e ka përshëndetur Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i cili ka theksuar se kjo mbrëmje rrezaton bekim dhe mbarësi mbi Shkodrën në këtë prag të muajit Ramazan. Ai është lutur që mësimet dhe drita e Kur’anit të përhapen përherë e më shumë në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë.
           
Më pas ka ligjëruar teologu Gilman Kazazi, që ka folur mbi rëndësinë e Kur’anit në jetën e muslimanit. Imami i nderuar ka vënë theksin tek emëruesit e përbashkët në mes të muajit Ramazan dhe Kur’anit. Ai ka theksuar se Kur’ani është shërim, udhëzim, dritë e mëshirë, që duhen përqafuar nga mbarë njerëzimi, si një shërim garant për lëngatat e shumta të shoqërisë.
           
Më pas, për rreth një orë, të pranishmit dhe kalimtarët e shumtë, kanë pasur mundësi të dëgjojnë këndime të ndryshme të ajeteve kur’anore si dhe ilahitë më të bukura të muajit Ramazan.
           
Një moment i veçantë i kësaj mbrëmje ka qenë edhe këndimi i ezanit të akshamit nga dy hafizë turq, të cilët kanë emocionuar të pranishmit dhe e kanë mbushur atmosferën përreth xhamisë së Parrucës me dritë ezani dhe thirrje besimi.           

Ndërkohë, nëpërmjet një tende të instaluar pranë xhamisë së Parrucës, Myftinia Shkodër ka shpërndarë me qindra dhurata për kalimtarët, me rastin e muajit të begatë të Ramazanit.

 

“Sofra e Kur’anit”, si një bekim mbi Shkodër në prag të Ramazanit - 16 korrik 2012

“Sofra e Kur’anit”, si një bekim mbi Shkodër në prag të Ramazanit - 16 korrik 2012 

“Sofra e Kur’anit”, si një bekim mbi Shkodër në prag të Ramazanit - 16 korrik 2012 

“Sofra e Kur’anit”, si një bekim mbi Shkodër në prag të Ramazanit - 16 korrik 2012