Pasdrekën e së hënës, 
										më 16 korrik 2012, Myftiu i Shkodrës 
										Imam Muhamed Sytari ka pritur në një 
										takim të përzemërt Konsullin e Kuvajtit 
										në Tiranë, z. Fajsal Al-Bakr. 
										Vizita e z. Al-Bakr, përkon edhe me 
										fillimin e muajit të begatë të Ramazanit. 
										Me këtë rast, ai i ka përcjellur Myftiut 
										të Shkodrës, selamet dhe përshendetjet 
										më të përzemërta të ambasadorit të 
										Kuvajtit në Shqipëri, z. Najjeb Al-Badr.
										
           
										
Konsulli kuvajtian e ka njoftuar 
										Myftiun e Shkodrës, se në kuadër të 
										mesazheve bujare të muajit Ramazan, 
										ambasada e Kuvajtit do të kontribuojë me 
										disa pako ushqimore për familjet e 
										varfëra, jetimët dhe nevojtarët e 
										Myftinisë Shkodër.
           
										
Myftiu e ka falënderuar këtë gjest 
										bamirës të ambasadës kuvajtiane dhe ka 
										theksuar se këto kontribute shërbejnë 
										për të forcuar edhe më shumë urat 
										lidhëse ndërmjet dy popujve tonë, si dhe 
										si një dëshmi e bamirësisë dhe bujarisë 
										së muslimanëve kudo në botë. Ai ka 
										theksuar se sot, shoqëritë duhet të 
										edukohen me vërtetësitë e mesazheve të 
										Islamit, në thelb të cilëve qëndron 
										bujaria, ndihma ndaj nevojtarëve, 
										bamirësia dhe vlerësimi i njeriut si 
										krijesë e Zotit.
           
										
Në shoqëri të Myftiut, konsulli Al-Bakr, 
										ka marrë pjesë në shpërndarjen e disa 
										prej ndihmave ushqimore për jetimoren e 
										qytetit dhe disa familje shkodrane në 
										nevojë.           
										
Konsulli ka shprehur kënaqësinë 
										e tij për këtë vizitë në Shkodër dhe ka 
										garantuar se ambasada e Kuvajtit do të 
										vazhdojë të jetë e pranishme edhe më tej, 
										në marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me 
										Myftininë Shkodër.
| 
												 
										
												  | 
											
| 
												 
										
										
												  | 
											
| 
												 
										
										
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
