Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditën e së enjtes, më 12 korrik 2012, Myftinia Shkodër ka organizuar takimin e përhershëm të imamëve në prag të Ramazanit. Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka lexuar edhe mesazhin e tij drejtuar imamëve, në të cilin ka kërkuar angazhim maksimal për të pritur një muaj plot begati e mundësi udhëzimi për njerëzit.
           
Në mesazhin e tij drejtuar imamëve, Myftiu ka kërkuar që të mundësohet afrimi i të larguarve, bashkimi i të ndarëve, evidentimi i familjeve muslimane në nevojë dhe trokitja derë më derë për të përcjellur shpirtin e Ramazanit tek besimtarët muslimanë. Ai ka theksuar se ky muaj shërben për të shpëtuar edhe ata që e kanë humbur rrugën dhe janë verbuar nga thirrjet “evropiane” plot devijim moral, neglizhencë ndaj besimit dhe lënie pas dore të obligimeve fetare.
           
Myftiu ka theksuar se ky muaj duhet të shërbejë për të nxitur edhe më shumë afrimin e njerëzve me besimin dhe fenë e tyre, sidomos duke u shtuar aktivitetet në xhami dhe jashtë saj, duke u shfrytëzuar sofrat e iftarit etj.
           
Në këtë mbledhje, imamët kanë shprehur kërkesat dhe idetë e tyre në lidhje me shfrytëzimin e mundësive për të shtuar risitë e dobishme në këtë muaj të adhurimit.           

Në fund, imamët janë pajisur me dosjen e Ramazanit, shoqëruar me numrin e ri të gazetës “Udha Islame”, botim special me rastin e këtij muaji të begatë.

 

Mbledhja e imamëve në prag të Ramazanit - 12 korrik 2012

Mbledhja e imamëve në prag të Ramazanit - 12 korrik 2012 

Mbledhja e imamëve në prag të Ramazanit - 12 korrik 2012 

Mbledhja e imamëve në prag të Ramazanit - 12 korrik 2012