Mbrëmjen e së enjtes, 
										më 5 korrik 2012, pas namazit të 
										akshamit në xhaminë e Parrucës, Myftinia 
										Shkodër ka nisur serinë e “Derseve të 
										hapura”, që i paraprijnë ardhjes së 
										muajit të begatë të Ramazanit.
										Pas faljes së namazit të akshamit me 
										xhematë, teologu Arben Halluni ka bërë 
										prezantimin e këtij aktiviteti që 
										zhvillohet për herë të parë në Shkodër. 
										Ai ka shpjeguar se Myftinia Shkodër, 
										organizon këtë seri ligjëratash fetare 
										nga imamët e nderuar të saj, me qëllim 
										që xhemati dhe të interesuarit të kenë 
										mundësi të mësojnë njohuri dhe dituri të 
										reja në lidhje me botën e agjërimit të 
										ramazanit, që tashmë është nisur drejt 
										nesh.
Ndërkohë, në fjalën e tij, 
										Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, 
										ka falënderuar kontributin e imamëve të 
										Shkodrës në rrugën e dritësimit të 
										rrugës për besimtarët, sidomos në këto 
										ditë adhurimesh dhe lutjesh, që i 
										paraprijnë muajit të Ramazanit. Myftiu 
										ka kërkuar që besimtarët të luten për 
										mirëqenien e Shkodrës, Shqipërisë.
										
Më pas, besimtarët e pranishëm kanë 
										pasur mundësi të ndjekin temën e parë të 
										“Derseve të hapura”, të mbajtur nga 
										imami i xhamisë “Ebu Bekër”, teologu 
										Gilman Kazazi. Në temën e tij: “Nijeti 
										dhe rëndësia e tij në agjërim”, ka 
										shtjelluar me detaje domethënien e 
										nijetit, vendin e tij, kohën e tij dhe 
										rëndësinë që ka ai në dallimin e punëve 
										nga adete në ibadete. Në ligjëratën e 
										tij, imami i nderuar i është përgjigjur 
										edhe pyetjeve të ndryshme që lindin në 
										lidhje me nijetin, bërjen e tij me gojë 
										a me zemër, si dhe rëndësinë që ka ai në 
										përcaktimin e veprave të njeriut në jetë.
										
Ligjërata ka qenë e mbushur me 
										argumente dhe shembuj nga jeta e 
										përditshme dhe historia islame. Ndërkohë, 
										seria e “Derseve të hapura”, vazhdon 
										edhe për pesë ditë të tjera sipas këtij 
										programi:
Ditën e xhuma, më 6 
										korrik 2012, ligjëron teologu Idmir 
										Plaku: “Agjërimi material dhe i 
										gjymtyrëve”.
Ditën e shtune, më 7 
										korrik 2012, ligjëron teologu Adem Pizga: 
										“Rregullat juridike të agjëruesit nga 
										syfyri në iftar”.
Ditën e enjte, 
										më 12 korrik 2012, ligjëron teologu 
										Durim Kasemi: “Sjellja dhe morali i 
										agjëruesit në ditët e Ramazanit”.
										
Ditën e xhuma, më 13 korrik 2012, 
										ligjëron teologu Ylli Buraniqi: “Vlera e 
										sadekasë dhe kultura e saj në 
										Ramazan”.
Ditën e shtunë, më 14 korrik 
										2012, ligjëron teologu Bashkim 
										Bajraktari: “Ramazani, muaj i 
										ringjalljes së vlerave islame”.
| 
												 
										
												  | 
											
| 
												 
										
										
												  | 
											
| 
												 
										
										
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
