Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

“Prej mirёsive me tё cilat All-llahu i Madhёruar e ka begatuar kёtё ymet islam ёshtё pa dyshim edhe vёllazёria e shenjtё, me tё cilёn Ai ka lidhur zemrat e muslimanёve. Ndёr veprimet e para qё ndёrmori Resulull-llahi (a.s), me tё mbёrritur nё Medine, ishte vёllazёrimi i muhaxhirёve me ensarёt. Ndёrkohё, realitetet e sotme shqiptare dёshmojnё se vёllazёria islame nuk ёshtё nё nivelet e kёrkuara prej fesё tonё tё pastёr. Ajo ёshtё njё vёllazёri e sёmurё, e dobёt! Lёngon kapriçot provinciale tё muslimanёve shqiptarё! Lёngon plagёt e njё sistemi ateist qё u mundua tё shkatёrrojё çdo shenjё tё hyjnores nё qenien shqiptare!  Nё mesin tonё ka muslimanё mjeranё, qё nё vend tё All-llahut, adhurojnё kapriçon e tyre! Ka muslimanё xhahilё, qё edhe hoxhёn e duan ta kenё shёrbyes tё pёrulur para duarve tё tyre! Ka muslimanё mjeranё qё nuk dinё rregullat e abdesit, e bёjnё Shejkhul-Islamin e kohёs!”-  ka thёnё ndёr tё tjera Myftiu nё hytben e tij.
           
Gjatё saj, ai ka pёrmendur ajete dhe hadithe, nёpёrmjet tё cilave ka argumentuar madhёshtinё  e kёsaj vёllazёrie, qё duhet ruajtur e konsoliduar, pёr t’u bёrё tregues i vetё konsolidimit tё bashkёsisё islame shqiptare. Nё hytben e tij ai ka thёnё: “Sa mё e fortё dhe e pastёr qё tё jetё kjo vёllazёri, aq mё solide do tё jetё bashkёsia jonё islame! Sot, Islami nё Shqipёri pёrballet me sfidёn e asimilimit tё gjithanshёm nё emёr tё integrimit evropian! Lypset qё secili prej nesh tё forcojё mё shumё se kurrё lidhjet e tij me fenё e All-llahut! E, pёr tё rezistuar siç duhet pёrballё oktapodёve tё kohёs, duhet qё secili prej nesh ta ndjejё tё fortё thirrjen shpirtёrore tё Vёllazёrisё sё Shenjtё islame dhe ta jetojё atё nё çdo ditё tё jetёs sё tij!”.


Myftiu flet pёr shenjtёrinё e Vёllazёrisё Islame nga Fshati i Ri-26 nentor 2010

Myftiu flet pёr shenjtёrinё e Vёllazёrisё Islame nga Fshati i Ri-26 nentor 2010

Myftiu flet pёr shenjtёrinё e Vёllazёrisё Islame nga Fshati i Ri-26 nentor 2010