Pёr rreth dy orё, Kёshilli 
										i Myftinisё Shkodёr ka diskutuar rreth 
										çёshtjes sё shumё pёrfolur tё Hotel 
										Turizmit “Rozafa”, ku Myftinia Shkodёr 
										posedon rreth 39% tё truallit tё saj.
            
										Pasditёn e sё enjtes, mё 25 nёntor 2010, 
										antarёt e Kёshillit tё Myftinisё 
										Shkodёr, kanё dёgjuar me vёmendje 
										ecurinё e deritanishme tё dojes “Rozafa”, 
										e cila ёshtё shpjeguar me 
										profesionalizёm nga juristi i kёsaj 
										Myftinie, z. Bashkim Muslija. Gjatё 
										shpjegimeve tё tij, ai ka argumentuar 
										shkeljet flagrante tё ligjit nё dёm tё 
										Myftinisё Shkodёr dhe pronarёve tё tjerё 
										tё truallit tё kёsaj prone publike nё 
										qytetin tonё.
            
										Ai ka shjeguar gjithashtu se kёto 
										shkelje tё ligjit kanё mbёrritur deri 
										aty sa kjo pronё t’i shitet padrejtёsisht 
										nga ministria e financave njё grup me 
										40 ish- tё pёrndjekurish politikё, tё 
										cilёt e kanё shitur edhe ata pa tё 
										drejtё kёtё objekt. Ai ka theksuar, se 
										dosja e pёrfolur e Hotel Turizmit ёshtё 
										dёrguar nga ana e palёve tё ankuara, ku 
										bёn pjesё edhe Myftinia Shkodёr, deri nё 
										Gjykatёn e Strasburgut, ku pritet tё 
										merret njё vendim pozitiv nё favor tё 
										palёve qё u ёshtё mohuar e drejta 
										legjitime gjatё kёtyre viteve.
            
										Kёshilltarёt kanё dhёnё mendimet e tyre 
										pёr ta bёrё sa mё publike kёtё çёshtje, 
										nё mёnyrё qё tё shtohet lobingu nё favor 
										tё pronarёve legjitimё dhe tё shuhet njё 
										herё e pёrgjithmonё njё padrejtёsi 
										flagrante nё dёm tё Myftinisё Shkodёr 
										dhe disa palёve tё tjera, bashkёpronare 
										tё truallit tё kёsaj prone.           
										
										
										Nё kёtё mbledhje ёshtё folur edhe pёr 
										ecurinё e punimeve nё pronёn pёrreth 
										Xhamisё sё Plumbit dhe mёnyrat e 
										administrimit tё saj, si dhe pёr 
										Varrezat Muslimane dhe hapat qё po 
										ndiqen nga Myftinia Shkodёr pёr 
										sistemimin dhe rregullimin e saj.
Kleves Kraja
| 
												 
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
