Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Me rastin e 20 vjetorit tё rilejimit me ligj tё lirisё fetare nё vendin tonё, Myftinia Shkodёr i ka propozuar Kёshillit Bashkiak tё qytetit tё nderojё disa nga hoxhallarёt e vjetёr dhe aktivistёt fetarё qё u shquan nё kёto 20 vite pёr shёrbimet e tyre ndaj Thirrjes Islame dhe interesave tё saj.
           
Me kёtё rast, Kёshilli Bashkiak Shkodёr nderoi personat e mёposhtёm:

1. Hafiz Sabri Koçi- 1921 – 2004. “Qytetar Nderi”, pas vdekjes. Kryetari i parё i Bashkёsisё Islame tё Shqipёrisё. Personaliteti islam qё pёrçoi kudo nё botё frymёn e harmonisё, vёllazёrisё e bashkёjetesёs sё admirueshme shqiptare. Ka kryer studimet fetare te dijetarёt mё tё shquar tё Shkodrёs, nё krye tё tё cilёve qёndronte H. Muhamed Bekteshi. U persekutua dhe u burgos nga regjimi komunist dhe diktatura. Mё 16 nёntor 1996, para rreth 60. 000 vetёve mbajti fjalimin e tij historik mbi vlerat e lirisё, demokracisё, fjalёs sё lirё dhe besimit nё liri.
 
2. Hafiz Sulejman Kraja- 1926 - 2006. “Qytetar Nderi”, pas vdekjes. Imam, vaiz dhe predikues i shquar nё qytetin e Shkodrёs. Ndёr tё parёt hoxhallarё qё morёn pjesё nё lёvizjet pёr ripёrtёritjen e besimit dhe fesё islame nё Shkodёr. Imami i parё i xhamisё sё re tё Kirasit. Nё duart e tij u pёrgatitёn njё pjesё e mirё e studentёve, qё mё pas do tё ktheheshin teologё dhe studiues tё fesё islame nё Shkodёr.
 
3. Haxhi Faik Zaganjori- 1924 - 2010. “Qytetar Nderi”, pas vdekjes. Imam, muezin, predikues dhe aktivist i shquar i Myftinisё Shkodёr, sidomos pas viteve ‘90. Personi qё kёndoi i pari ezanin nё ditёn e rihapjes sё Xhamisё sё Plumbit. I njohur pёr kontributet e tij nё shёrbim tё komunitetit musliman tё Shkodrёs dhe pёrtej tij, sidomos nё rastet mortore dhe kёndimin e Mevludit Sherifё.
 
4. Bici Myftija- 1925 - 2003. “Qytetar Nderi”, pas vdekjes. Gruaja e devotshme, qё hapi dyert e shtёpisё Myftija, pranё Xhamisё sё Plumbit, pёr tё pritur besimtarёt dhe personalitetet e shquara tё fesё islame, si: Hafiz Sabri Koçi, nё periudhёn mё tё vёshtirё tё ripёrtёritjes sё besimit dhe fesё nё Shkodёr. Ёshtё konsideruar si njё Nёnё e devotshme pёr muslimanёt e Shkodrёs qё kontribuan pёr rihapjen e Xhamisё Plumbit.
 
5. Hafiz Musa Hoxha- “Mirёnjohja e qytetit”. I lindur nё vitin 1926. Imam, vaiz dhe predikues i shquar nё zonёn e Anёs sё Malit. Ёshtё Hoxha i vetёm qё ka mbetur gjallё, nga trashёgimtarёt e hoxhallarёve tё shquar tё Shkodrёs, prej tё cilёve ka marrё mёsime dhe ёshtё diplomuar. Ka kryer studimet fetare sё bashku me Hafiz Sabri Koçin e tё tjerё dijetarё tё nderuar, njё plejadё hoxhallarёsh, qё u pёrballёn me taborrat e femohimit komunist, gjatё viteve mё tё egra tё historisё sё kombit shqiptar.
 
6. Ismail Muçej- “Mirёnjohja e qytetit”. I lindur nё vitin 1924. Studiues, poliglot (njohёs i pёrkryer i gjuhёve: angleze, arabe, gjermane, turke, ruse, italiane dhe frёnge) dhe njё ndёr studentёt shkodranё, tё diplomuar me nota tё shkqёlqyera nga Medreseja e Pёrgjithshme e Tiranёs, nё vitin 1947. I persekutuar nga regjimi komunist dhe i burgosur nga diktatura. Kryeredaktori i parё i gazetёs “Drita Islame”, organ i Komunitetit Musliman tё Shqipёrisё, pas viteve ’90. Hartues i tё parit fjalor arabisht – shqip, me rreth 45 mijё fjalё.
 
7. Haxhi Hamza Cungu- “Mirёnjohja e qytetit”. I lindur nё vitin 1918. Ndёr aktivistёt e parё qё ndihmuan nё rimёkёmbjen fetare dhe besimore tё Myftinisё Shkodёr. Imam dhe kujdestar i xhamisё Rus pёr mё shumё se dhjetё vite, sidomos nё vitet e para tё rihapjes sё xhamive, si dhe nё periudhёn para prishjes dhe shkatёrrimit tё xhamive, nё vitin 1967. I persekutuar dhe i burgosur nga diktatura komuniste. Qytetar dhe besimtar i nderuar nё qytetin e Shkodrёs. Ndёr haxhilerёt e parё tё viteve ‘90.