Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Tё dashur vёllezёr e motra muslimanё,           

Dita e begatё e Kurban Bajramit po afron, duke sjellё me vete mesazhet hyjnore dhe mirёsitё e pafund qё pёrcjell ajo tek ne.
Shpirti i Kurban Bajramit ёshtё pa dyshim pёrkthimi mё i mirё nё realitetin e jetuar, i sinqeritetit nё marrёdhёnie me Zotin e gjithёsisё. Ai pёrcjell me shumё forcё dashurie, pёruljen mё kulminante tё njeriut tё bindur ndaj urdhёresave hyjnore.
Dita e Kurban Bajramit ёshtё pa dyshim njё ditё reflektimi dhe ftese pёr t’u kthyer me zemёr nga Zoti i gjithёsisё. Ajo ёshtё njё ditё pёr tё menduar pёr veten, rreth vetes e pёrtej saj! Ёshtё ditё nё tё cilёn jemi tё ftuar tё kontrollojmё besimin tonё dhe tё gjejmё dashurinё e Zotit nё mendimet, ndjenjat, veprat e sjelljet tona.
Kurban Bajrami i kёtij viti, pёrkon pёr ne muslimanёt shqiptarё edhe me datёn jubilare tё 20 vjetorit tё rilejimit me ligj tё lirisё fetare nё kёtё vend. 16 nёntori i vitit 1990, ёshtё pa dyshim ёshtё njё mirёsi e madhe pёr tё cilёn duhet t’i jemi mirёnjohёs Zotit, si dhe tё lutemi me zemёr qё sprova tё tilla si ajo e komunizmit ateist, vrastar tё shpirtit tё lirё, virtyteve e moralit tё lartё tё besimit, mos tё ketё mё ndёr ne!
Kurban Bajrami i kёtij viti, sjell me vete mesazhet e madhёshtisё sё besimit, qё i prin pёrherё njeriut nё rrugёtimet e tij drejt arritjes sё pёlqimit tё Zotit nё jetё.
Tё dashur vёllezёr e motra,
Mё shumё se kurrё sot, shoqёria shqiptare ka nevojё pёr Zotin dhe besimin nё Njёsinё e Tij! Mos tё tundohemi pas thirrjeve tё hirta qё na largojnё nga besimi e na bёjnё tё jetojmё si ateistё, pa ndjenjёn e besimit nё Njё Zot, pa moralin e tij, pa dritёn qё ai rrezaton e veprёn e mirё qё nxit! Nёse gjithçka ёshtё diçka, ateizmi dhe mosbesimi janё njё hiç i madh, pas tё cilit nuk ia vlen tё shesёsh shpirtin e jetёn!
Ju ftoj, qё ditёn e Kurban Bajramit, tё mblidhemi sё bashku dhe tё falemi sup mё sup, si njё familje e madhe e besimit dhe e pёruljes para All-llahut, Zotit tё gjithёsisё. Tё dёshmojmё sё bashku pёruljen tonё dhe pёrkatёsinё e shenjtё islame, nё liri tё plotё, nё kёtё ditё tё shenjtё tё lirisё sё besimit dhe Kurban Bajramit!
Gёzuar dhe pёr shumё vjet Ditёn e Lirisё sё Besimit!
Gёzuar dhe me zemёr tё mirё Kurban Bajramin! 

Imam Muhamed Sytari, Myfti i Zonёs Shkodёr

Dita e Arefatit, mё 15 nёntor 2010


Mesazhi i Kurban Bajramit, 2010

Mesazhi i Kurban Bajramit, 2010