Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Imam Muhamed Sytari,
Myfti i Zonёs Shkodёr

16 nёntor 2010. Kjo datё e shёnuar do tё mbetet e skalitur nё mendjet dhe zemrat e  muslimanёve tё Shkodrёs. Ajo e martё, mblodhi nё gjirin e saj madhёshtinё e Kurban Bajramit dhe pёrkujtimin e datёs jubilare tё 20 vjetorit tё rihapjes sё Xhamisё Plumbit. E, s’kishte se si tё festohej ndryshe kjo datё e shёnuar qё mblodhi dy data tё veçanta pёr çdo musliman shqiptar...
           
Pёr tё parёn herё nё historinё 20 vjeçare tё kёsaj lirie tё bekuar tё besimit, ishim mbledhur tё gjithё nё atё shesh, bri xhamisё “Ebu Bekёr”. Lartёsohej nё hapёsirat qiellore pёrreth nesh, zёri ynё me tekbire e dhikre pafund... Vetёm koka tё zeza tё zinin sytё gjithandej. Nga tё katёr anёt e Shkodrёs, muslimanёt ishin zgjuar qё herёt pёr tё ardhur nё sheshin e faljes, pёr tё zёnё njё vend e pёr t’u bёrё gati pёr ceremoninё e Kurban Bajramit, mё tё paharrueshmit Kurban Bajram!
           
Hoxhallarёt ishin tё gjithё aty, sё bashku, me fytyrёn e ndriçuar, me kokёn e zbukurur nga çallma e bardhё, krah pёr krah, tamam si u shkon prijёsve tё urtё tё njё ymeti tё bashkuar e tё bekuar nga Zoti Njё!
           
Muezini i xhamisё “Ebu Bekёr”, z. Ermal Dibra, me ikametin qё po kёndonte, na bёri shenjё tё rreshtoheshim sup mё sup pёr tё falur namazin e sabahut. Ndёrkohё, imami i xhamisё Perash, teologu Adem Pizga, bёri njё hap mё pёrpara dhe me tekbirin fillestar, na mori pёr dore drejt atmosferёs sё namazit tё sabahut me xhemat, aty, tё gjithё sё bashku nё sheshin bri xhamisё “Ebu Bekёr”...
           
Tekbiret e teshrikut u ngritёn deri nё qiell, teksa e gjithё masa e tё pranishёmve madhёronin Zotin e Vetёm tё gjithёsisё. I ngjasonin haxhilerёve, tё cilёt nё kёsi ditёsh e tubimesh, me tekbiret nё gojё, bёjnё qё e gjithё Mekka tё zbukurohet me zёrin e tekbirit. Edhe Shkodra sot, nё kёtё mёngjes tё ri tё kёsaj Feste tё madhe, po zgjohej me zёrin e tekbirit nga goja e mijёra besimtarёve muslimanё, tё rreshtuar nё safet e pёrkushtimit e pёruljes... Edhe Shkodra sot, ishte bёrё si njё Mekkё e bekuar...
           
Imami i xhamisё “Ebu Bekёr”, teologu Idmir Plaku, mori tё fliste i pari mbi mesazhet e Kurban Bajramit. Nё sytё e tij vёshtroja dritёn e atij tubimi tё paharruar. Emocionet pёrhapeshin gjithandej. Historia e Hz. Ibrahimit, hz. Ismailit, nёnёs sё tij dhe krejt personazheve tё “Kurbanit”, na mori, si me njё mirazh hyjnor, drejt njё vendi e njё kohe, ndryshe nga ky vend e kjo kohё... Plaku i urtё Ibrahim e djali i bindur Ismail, ishin aty, tё dy sё bashku nё altarin e bindjes ndaj Zotit tё Vetёm... E, nёpёrmjet zёrit tё imamit vaiz, dukej se historia e tyre po shfaqej si me njё shirit tё mrekullueshёm pёrpara syve tanё...
           
Mё pas, nё podiumin e vasit, u shfaq imami i xhamisё Parrucё, teologu Naim Drijaj. Ishte i emocionuar. Me siguri, ato mijёra koka tё zeza qё ishin ulur e rreshtuar para syve tё tij, ishin pamja mё mahnitёse qё mund tё kishte parё ndonjehёrё... Mori tё uronte e tё shpjegonte madhёshtinё e kёsaj dite dhe vlerёn e tekbirit, harmonisё dhe vёllazёrisё sё shenjtё islame.
           
Teksa vaizёt e nderuar flisnin e pёrcillnin emocione e dritё besimi, drita e rrezeve tё diellit bёnte me shenjё se koha e namazit tё Kurban Bajramit po afronte. Ajo kishte hyrё tashmё...
           
Nga podiumi, teologu Arben Halluni, u shpjegoi besimtarёve mёnyrёn e faljes sё namazit tё Kurban Bajramit. Shumё i emocionuar, ai uroi kёtё ditё tё madhe dhe pёrkujtimin e dy ngjarjeve tё shёnuara qё kishte mbledhur nё oazin e saj tё begatё kjo ditё e pashembullt.
           
Momenti i namazit tё Bajramit kishte mbёrritur. Aty, para asaj turme tё bardhё besimtarёsh, mё dukej se toka dhe qielli ishin bёrё njё. Ishin shkrirё e ishin bёrё si njё shpirt i papёrlyer qё rrezaton dashuri tё pastёr e tё sinqertё, thirrje besimi tё paluhatshёm, forcё Njёsie, fuqi bashkimi e vёllazёrimi, çdo tё mirё... Aty, nё mihrabin e ditёs sё Bajramit tё sakrificёs, e ndjeja veten si imami mё fatlum i botёs nё ato momente! Ndjeja se çdo gjё pёrreth nesh ishte rreshtuar e bёrё njё me ne... Dhe realisht, ashtu ishte..! Ato momente, nё tё cilat mё ishte shkruar tё isha prijёsi i vёllezёrve tё mi nё atё namaz bajrami, ishin çaste nga mё tё mrekullueshmit qё mund tё jetohen nё kёtё tokё...
           
I shoqёruar nga tekbiret e shumta, u ngjita nё minber. Mahnitёse ajo pamje! Turma e besimtarёve ishte e pafund. Pёrveç atyre mijёra muslimanё qё qёndronin tё ulur bri njёri-tjetrit, me qindra tё tjerё rrinin nё kёmbё dhe prisnin, me fytyrё nga kibla e kёsaj dite fatlume... Ishte njё pamje e paprёshkrueshme. Ishte njё emocion qё nuk pёrjetohet çdo ditё...
           
Nё jetёn time ka patur momente tё shumta, tё mbushura me emocione dhe bardhёsi. Pa dyshim, ky moment ishte njёri ndёr ata çaste qё nuk harrohen kurrё..! Nuk mund tё harrohen ato fytyra tё ndriçuara nga drita e besimit, qё afёr njёri-tjetrit, dёshmonin shfaqjen mё tё mrekullueshme tё botёs, atё tё vёllazёrisё sё shenjtё islame, tё pёrulur para All-llahut, Zotit tё botёrave!
           
M’u kujtua tubimi i 16 nёntorit 1990. Atё ditё, e gjithё Shkodra ishte nё kёmbё. Atё ditё, e gjithё Shkodra dёgjonte Hafiz Sabri Koçin nё hytben mё fatlume tё jetёs sё tij. Atё ditё... “Gëzimi më i madh imi ka qenë më 16 nëntor... sikur linda përsëri. Kur shkova te xhamia, ç’të shihja? Ishte mbushur zi me njerëz. Vargu i tyre  zgjatej deri në kala. Altoparlantet rreth e përreth... Të gjithë filluan të bien tekbir. Brohoritnin. Masa gjithnjë e më tepër merrte flakë... Kam hipur në një tribunë të ngritur për atë qëllim. Mezi e përmbaja veten dhe s’mundja t’ju besoja syve të mi... S’kisha parë në jetën time aq të tubuar, mbi 55 mijë vetë... E pashë veten aq të lumtur, saqë nuk kisha gajle edhe sikur të bija edhe kurban. Nuk kishte gëzim më të madh për jetën!”[1]...
           
Para syve tё mi, ishin pёrzier madhёshtia e kёsaj dite me emocionet e asaj dite. Ishin bёrё njё, nё kёtё ditё tё begatё, qё mblodhi nё zemrёn e saj dy data tё shёnuara pёr çdo musliman shqiptar.
           
Isha i lumtur qё nga minberi, nё sheshin bri xhamisё “Ebu Bekёr”, shihja tё shkrirё nё njё shpirtin qё zgjoi ndёrgjegjen kombёtare tё shqiptarёve, mё 16 nёntor 1990, me vullnetin pёr tё shikuar pёrpara drejt njё tё ardhmeje mё tё mirё, me besim e pёrulje para All-llahut, mё 16 nёntor 2010...


[1] Faik Luli, Islam Dizdari: “Një jetë në shërbim të fesë”, Tiranë 1996, fq. 59.


Njё ditё e paharruar qё bashkoi dy festa tё shёnuara…- 16 nentor 2010

Njё ditё e paharruar qё bashkoi dy festa tё shёnuara…- 16 nentor 2010 

Njё ditё e paharruar qё bashkoi dy festa tё shёnuara…- 16 nentor 2010

Njё ditё e paharruar qё bashkoi dy festa tё shёnuara…- 16 nentor 2010

Njё ditё e paharruar qё bashkoi dy festa tё shёnuara…- 16 nentor 2010

Njё ditё e paharruar qё bashkoi dy festa tё shёnuara…- 16 nentor 2010

Njё ditё e paharruar qё bashkoi dy festa tё shёnuara…- 16 nentor 2010