Dita e xhuma, mё 12
nёntor 2010, ishte planifikuar tё falej
nё xhaminё e Plumbit, shoqёruar edhe me
njё ceremoni zyrtare tё Myftinisё
Shkodёr. Ky aktivitet nuk u realizua dot
nё kёtё vend pёr shkak tё pёrmbytjeve tё
ditёve tё fundit qё shkaktuan edhe pёrmbytjen
e xhamisё sё Plumbit.
Ndёrkohё, hytben jubilare tё kёsaj
xhumaje, Imam Muhamed Sytari, Myfti i
Zonёs Shkodёr, e ka mbajtur nё xhaminё e
Parrucёs. Nё prani tё njё numri tё madh
besimtarёsh, ai ka bёrё thirrje pёr tё
kthyer kokёn pas e pёr tё parё me shumё
vёmendje persekutimin dhe privimin nga
liria e besimit, qё u ushtrua nga
sistemi komunist i shtetit shqiptar nё
vitet mё tё errёta tё historisё sonё
kombёtare. Ai ka bёrё thirrje qё tё mos
harrohen hoxhallarёt e nderuar qё u
persekutuan, u burgosёn, u internuan, u
vranё dhe u dhunuan nga mizoria barbare
komuniste. Ai bёri thirrje qё tё mos
harrohen minaret e shkatёrruara, xhamitё
e prishura dhe mbjellja e frikёs, kudo
nё ambientet fetare islame tё Shkodrёs e
Shqipёrisё. Duhet bёrё kjo, ka thёnё
Myftiu, “sepse po shohim se akoma sot,
askush nuk ka kёrkuar falje pёr kёto
krime. Bijtё e baballarёve, vazhdojnё tё
jenё po aty, me fytyra tё ndryshuara e
lёkurё tё tjetёrsuar, por me tё njёjtin
avaz e tё njёjtёn dёshirё, me tё njёjtin
shpirt e tё njёjtin vullnet!”.
Gjatё hytbes sё kёsaj xhumaje, Myftiu ka
pёrmendur me dhjetra shembuj nga
propaganda e shkuar ateiste kundёr fesё
islame, hoxhallarёve dhe xhamive. Nёpёrmjet
tyre, ai ka treguar se sa ёshtё luftuar
kjo fe nё Shqipёri pёr 23 vite, duke pёrcjellur
nё kёtё mёnyrё mesazhet e madhёshtisё sё
lirisё sё besimit qё jetojmё sot, si dhe
nevojёn e pёrfitimit nga kjo liri pёr
thellimin e marrёdhёnies me fenё dhe mёsimet
e saj.
Pas faljes sё namazit tё xhumasё, Myftiu
ka kёrkuar nga tё pranishmit qё tё luten
pёr shpirtrat e hoxhallarёve tё shkuar,
tё cilёt u sprovuan nё fenё e tyre gjatё
periudhёs ateiste tё sistemit komunist.
Njёkohёsisht, ai ka lajmёruar tё gjithё
besimtarёt se namazi i Kurban Bajramit,
ditёn e martё, mё 16 nёntor 2010, do tё
falet nё sheshin pranё xhamisё “Ebu Bekёr”.
A.Mahiri
|
|
|
|
|