Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditёn e martё, mё 9 nёntor 2010, imamёt e xhamive kryesore tё qytetit tё Shkodrёs, kanё diskutuar mbi faljen e namazit tё Kurban Bajramit. Me kёtё rast, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka paraqitur alternativat e mundshme pёr organizimin e faljes sё kёtij Bajrami nё njё prej shesheve kryesore tё Shkodrёs. Kjo, sipas Myftiut, sepse ky Bajram pёrkon edhe me 20 vjetorin e rihapjes sё xhamisё sё Plumbit, qё sinjalizoi edhe rilejimin legjitim tё praktikёs fetare nё vendin tonё. “Ёshtё e domosdoshme qё ky pёrvjetor jubilar tё ketё jehonёn qё i takon”- ka thёnё ndёr tё tjera ai.
           
Gjatё kёtij takimi ёshtё folur mbi mundёsitё e njё organizimi ndryshe nga vitet e tjera, duke mundёsuar njё falje masive tё pёrbashkёt pёr krejt xhematet e Shkodrёs.
           
Nё kёtё takim, imamёt e nderuar kanё dhёnё mendimet e tyre, sikurse kanё marrё orientimet pёrkatёse pёr pёrgatitjen e xhamive dhe zbukurimin e tyre me rastin e kёsaj feste tё madhe.
           
Me kёtё rast, Myftiu ka dhёnё udhёzimet e tij pёr faljen e namazit tё xhuma, mё 12 nёntor 2010 nё xhaminё e Plumbit, vend ku do tё bёhet edhe pritja me rastin e Kurban Bajramit.


Ilir Dizdari

Myftiu dhe imamёt diskutojnё faljen e Kurban Bajramit-9 nentor 2010

Myftiu dhe imamёt diskutojnё faljen e Kurban Bajramit-9 nentor 2010