Ditёn e shtunё, mё 6
nёntor 2010, nё ambientetet e Grand
Hotel Europa, Myftinia Shkodёr ka
organizuar njё tribunё fetare me temё: “Argumentet
e besimit nё Njёsinё e All-llahut”.
Referues nё kёtё aktivitet ka qenё
studiuesi i mirёnjohur shqiptar nga
Stambolli, H. Abdulkadir Haktanёr, i
cili njihet si njё ndёr pёrkthyesit mё
aktivё tё veprёs sё Bediuzeman Said
Nursiut nё gjuhёn shqipe.
Nё fjalёn e tij para tё pranishёmve tё
shumtё, ai ka hedhur dritё mbi argumente
tё ndryshme shkencore dhe materiale qё
vёrtetojnё domosdoshmёrinё e ekzistencёs
sё njё Zoti nё univers, si dhe
angazhimin qё duhet tё ketё njeriu,
krijesa e Tij mё e pёrsosur, ndaj Vetё
Zotit dhe mёsimeve tё fesё. Ai ka
theksuar se njeriu e ka pёr detyrё dhe
obligim qё t’i kushtojё Krijuesit tё tij
njё orё nё ditё, nёprёmjet ёt cilёs tё
fitojё pёlqimin dhe dashurinё hyjnore.
Gjatё fjalёs sё tij referuesi nga
Stambolli ka komentuar disa nga ajetet
kur’anore qё kanё tё bёjnё me ftesёn pёr
tё besuar nё Zot dhe pёruljen ndaj mёsimeve
tё Tij.
Nё pёrfundim tё kёtij aktiviteti tё
ftuarit kanё patur mundёsi tё marrin nё
dorё disa nga botimet e z. Haktanёr si
dhe tё ndajnё nga njё çaj me zotёrinё e
tij.
Pas kёtij aktiviteti nё GHE, miku nga
Stambolli i shoqёruar edhe nga Myftiu i
Shkodrёs, ka zhvilluar njё vizitё nё
Xhaminё e Plumbit, ku ka parё nga afёr
disa nga gjurmёt e kulturёs islame nё
qytetin e Shkodrёs.
M.Hoxha
|
|
|
|