Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Njё grup motrash muslimane, aktiviste tё xhamisё, kanё vizituar paraditёn e ditёs sё xhuma, mё 28 maj 2010, myftiun e Shkodrёs Imam Muhamed Sytari nё zyrёn e tij. Me kёtё rast ato i kanё uruar myftiut mbarёsi dhe suksese nё detyrёn e re dhe e kanё garantuar se do tё vazhdojnё tё jenё aktive nё gjallёrimin e jetёs sё xhamisё dhe mёsimeve tё saj.

Ndёrkohё myftiu i ka falёnderuar motrat pёr vizitёn dhe i ka pёrgёzuar ato pёr gjithё aktivitetet e larmishme, zhvillimin e tubimeve tё pёrjavshme, takimet fetare nёpёr xhami tё ndryshme tё qytetit e tё fshatit, iftaret e netёve tё Ramazanit, frekuentimin e hytbeve tё xhumasё etj. Ai ka garantuar se myftinia Shkodёr do tё angazhohet edhe mё shumё pёr tё qenё sa mё afёr çёshtjes sё gruas nё pёrgjithёsi dhe interesave tё motrave muslimane nё veçanti. Sikurse i ka informuar vizitoret se ai dhe stafi i tij, po punojnё pёr njё projekt nё shёrbim tё gjallёrimit tё aktiviteteve tё gruas muslimane nё Shkodёr.

Gjatё bisedёs, motrat i kanё bёrё myftiut njё ekspoze mё tё gjerё tё disa aktiviteteve tё larmishme qё ato zhvillojnё nё qytetin e Shkodrёs, sikurse kanё shprehur edhe disa shqetёsime qё duhen zgjidhur.


Motrat muslimane vizitojnё myftiun e Shkodrёs, 28 maj 2010