Ditёn e xhuma, mё 5
nёntor 2010, në xhaminё e Parrucёs ёshtё
organizuar ceremonia pёr pёrcjelljen e
haxhilerёve shkodranё pёr vitin 2010, tё
cilёt udhёtojnё drejt vendeve tё shenjta
nё Mbretёrinё Arabe Saudite pёr kryerjen
e haxhit.
Pas faljes sё namazit tё iqindisё,
besimtarёt e shumtё tё pranishёm kanё
marrё pjesё nё kёndimin e telbijes
sherife, duke i dhёnё njё atmosferё
haxhi xhamisё sё Parrucёs.
Nё fjalёn e tij pёrshёndetёse, Myftiu i
Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, ka uruar
haxhilerёt e kёtij viti pёr kёtё mirёsi
tё madhe me tё cilёn i ka veçuar Zoti i
gjithёsisё. “Tё dashur miq tё All-llahut!
Ju po shkoni drejt mё tё shenjtit vend
nё botё! Po shkoni nё vendlindjen e
Resulull-llahit (a.s)! Kudo qё tё
shkelni, aty ёshtё djersa, mundi,
sakrifica e gjaku i Resulull-llahit,
sahabёve e besimtarёve tё pёrkushtuar qё
me dashurinё e tyre pёr Zotin Njё, nuk u
kursyen nё rrugёn e lartёsimit tё Fjalёs
sё Tij. Po ju lё amanet qё kur tё shkoni
atje, mos ta harroni Shkodrёn e
Shqipёrinё, tё luteni pёr mirёqenien,
begatinё e mirёsinё tonё! Amanet, t’i pёrcillni
selamet tona mё tё pёrzemёrta tё
dashurit tonё, Resulull-llahit (a.s),
Ebu Bekrit, Omerit e nёnёs sonё Aishe.
Thoni tё dёrguarit tё All-llahut se jemi
nё besёn e tij, nuk ia kthejmё shpinёn
fesё sё All-llahut e jemi tё vendosur ta
pёrcjellim kёtё dritё edhe tek brezat qё
po vijnё! Qofshi nё mburojёn e All-llhut
dhe ju qoftё rruga e mbarё e adhurimi i
pranuar, tё dashur haxhilerё”- ka thёnё
ndёr tё tjera, me shumё emocion, Myftiu.
Pas pёrfundimit tё ceremonisё, tё
pranishmit janё rreshtuar nё oborrin e
xhamisё Parrucё dhe nёn shoqёrinё e
telbijes sherife nga minaret e saj, kanё
bёrё edhe pёrshёndetjen e haxhilerёve tё
kёtij viti.
V.Mehmeti
|
|
|
|
|
|
|
|