Dita e enjte, mё 4 nёntor
2010, do tё mbahet mend si dita e
hedhjes sё gurthemelit pёr ndёrtimin e
xhamisё sё re tё fshatit Mes-Myselim.
Nё ceremoninё e zhvilluar me kёtё rast,
Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka
falёnderuar tё gjithё besimtarёt
muslimanё qё kanё dhёnё kontributet e
tyre nё ndihmё tё kёsaj xhamie. Ndёr tё
tjera ai ka pёrmendur se: “Mё 16 maj tё
kёtij viti, tё gjithё jemi brengosur pёr
faktin se xhamia e vjetёr e kёtij fshati
u dogj. Por sot, asnjёri prej nesh nuk e
fsheh dot gёzimin dhe lumturinё pёr
hedhjen e gurthemelit tё kёsaj xhamie tё
re qё kam dёshirё ta quaj “Xhamia e
Hajrateve”, sepse pёr ndёrtimin e saj
janё bashkuar duart e krejt muslimanёve
tё Shkodrёs dhe pёrtej saj. Profeti
Muhammed (a.s) na ka mёsuar se kur All-llahu
i Madhёruar don ta plotёsojё njё tё
mirё, i parapёrgatit shkaqet drejt saj.
Edhe ne jemi tё bindur se kjo xhami e re
qё po nisim sot, shumё shpejt do tё hapё
dyert e saj pёr ne dhe çdo musliman qё
do tё vijё drejt saj me dashuri e pёrkushtim!”
Me kёtё rast, ai ka bёrё edhe duanё pёr
mbarёsinё e punёs dhe ndёrtimit sa mё
parё tё kёsaj xhamie, sikurse ёshtё
lutur pёr begatinё e tokёs dhe tё krejt
banorёve tё kёsaj zone.
Duke hedhur gurin e parё tё themelit,
Imam Muhamed Sytari, i shoqёruar edhe
nga tekbiret, ka uruar mbarёsi dhe
sukses pёr kёtё xhami tё re dhe
besimtarёt e saj.
Altin Nikshiqi
|
|
|
|
|