Ditёn e mёrkurё, mё 3
nёntor 2010, stafi i Myftinisё Shkodёr
ka marrё pjesё nё punimet pёr pastrimin
e plotё tё territorit tё jashtёm tё
Xhamisё sё Plumbit. Gjatё gjithё kёsaj
jave Myftinia Shkodёr ka ndёrmarrё njё
sёrё ndёrhyrjesh pёr rehabilitimin e
plotё tё pjesёs ballore tё kёsaj xhamie
shumёshekullore. Nё fjalёn e tij para
mediave tё pranishme, Myftiu i Shkodrёs
Imam Muhamed Sytari ka theksuar se kjo
inisiativё e Myftinisё Shkodёr vjen nё
kohёn e duhur, pёr t’i dhёnё njё pamje
sa mё normale Xhamisё sё Plumbit dhe
territorit pёrreth saj. Ai ka falёnderuar
tё gjithё pjesёmarrёsit dhe kontribuesit
pёr kёtё ndёrhyrje tё domosdoshme pёr
sistemimin e Xhamisё sё Plumbit.
Nёn drejtimin e Myftiut, pjesёtarёt e
stafit tё Myftinisё Shkodёr janё
angazhuar maksimalisht pёr tё pastruar
krejtёsisht territorin e kёsaj xhamie.
Pas njё pune intensive, pak para namazit
tё akshamit, sheshi para Xhamisё sё
Plumbit ёshtё pastruar tёrёsisht dhe
pritet qё ditёn e nesёrme tё nisё faza e
re pёr sheshimin dhe rrethimin e krejt
pronёs sё kёsaj xhamie tё shtrenjtё pёr
muslimanёt e Shkodrёs dhe krejt
Shqipёrisё.
Kleves Kraja
|
|
|
|
|
|
|