Ka ditё qё Myftinia
Shkodёr nё bashkёpunim edhe me Bashkinё
Shkodёr, ka nisur njё fazё tё re pёr
rregullimin e territorit tё Xhamisё sё
Plumbit, nё pritje tё datёs sё shёnuar
tё 16 nёntorit 2010, qё pёrkon me 20
vjetorin e rihapjes sё kёsaj xhamie dhe
njёkohёsisht edhe me ditёn e parё tё
Festёs sё Kurban Bajramit.
Ditёn e shtunё, mё 30 tetor 2010, Myftiu
i Shkodrёs, Imam Muhamed Sytari, i shoqёruar
edhe nga menaxheri i pronave, z. Blendi
Alushi dhe imami i xhamisё sё Plumbit,
H. Mithat Myftija, ka inspektuar nga
afёr punimet qё po bёhen me kёtё rast.
Gjatё kёstij inspektimi, ai ka theksuar
se falё bashkёpunimit tё frutshёm me
Bashkinё e Shkodrёs, po bёhet e mundur
qё kёto punime tё vazhdojnё nё mёnyrё
intensive, qё 20 vjetori i rihapjes ta
gjejё xhaminё e Plumbit dhe territorin e
saj tё rregulluar e tё gatshёm pёr
pritjen e vizitorёve dhe miqve tё shumtё
nga jashtё.
Gjithashtu, Myftiu ka ndjekur nga afёr
edhe punimet pёr pastrimin dhe rrethimin
e territorit tё kёsaj xhamie, nё pjesёn
ballore tё saj, ku ka dhёnё udhёzimet e
tij pёr mostolerim nё hak tё kujtdo qё
ka shkelur a uzurpuar pa tё drejtё
pronёn e xhamisё.
M.Hoxha
|
|
|
|