Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nёpёrmjet hytbes sё xhumasë, mё 29 tetor 2010, tё mbajtur nё xhaminё e Kirasit, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari i ka bёrё apel tё rinjve muslimanё tё diplomuar qё tё bёhen pjesё e partive politike tё ndryshme nё vendin tonё. “Jo pёr partitё politike, por qё tё rinjtё tanё me moralin e pastёr tё fesё islame tё jenё pjesё e ndёrtimit tё kёtij vendi me besimin nё Zotin nё zemёr e frikёn e Tij para syve. Qё nё Kёshillin Bashkiak tё qytetit tonё tё ketё muslimanё shkodranё seriozё, tё ditur, specialistё, kurajozё e besimtarё! Njerёz qё nuk shesin fenё dhe qё nuk struken qoshkeve pёr konjuktura tё njёrit apo njёrёs! Njerёz, qё kur bёhet fjalё pёr fenё, “dridhen” nga frika e prishjes sё “balancave”! Qё nga Shkodra tё dalin deputetё besimtarё e besimdrejtё qё mbi interesat e individёve kanё moralin e fesё dhe qytetarisё sё tyre!”- ka thёnё ndёr tё tjera Myftiu.
           
Nё hytben e tij, ai ka folur mbi vlerёn dhe madhёshtinё e profetit Muhammed (a.s) si mburojё dhe garanci pёr mbarё botёn, jo vetёm pёr muslimanёt. Nёpёrmjet argumenteve tё ndryshme, ai ka vёrtetuar mrekullinё e dёrgesёs sё Muhammedit (a.s) si mёshirё pёr mbarё krijesat.

Nёpёrmjet kёsaj hytbeje, Myftiu ka kёrkuar qё çdo musliman sot, tё kthehet nё njё thirrёs islam, i cili reflekton madhёshtinё dhe mirёsitё e pakufijshme tё fesё islame nё realitetin e pёrditshёm tё jetuar nё Shkodёr e nё Shqipёri.

V.Mehmeti


“Tё rinjtё e ditur muslimanё tё bёhen pjesё e partive politike!”-29 tetor 2010

“Tё rinjtё e ditur muslimanё tё bёhen pjesё e partive politike!”-29 tetor 2010 

“Tё rinjtё e ditur muslimanё tё bёhen pjesё e partive politike!”-29 tetor 2010 

“Tё rinjtё e ditur muslimanё tё bёhen pjesё e partive politike!”-29 tetor 2010