Pasditёn e sё
mёrkurёs, mё 27 tetor 2010, Myftinia
Shkodёr ka organizuar njё ceremoni pёrkujtimore
me rastin e 15 vjetorit tё inaugurimit
tё xhamisё “Ebu Bekёr”. 15 vite mё parё,
nё qendёr tё Shkodrёs pёrfundoi sё ndёrtuari
xhamia mё e madhe nё kryeqendrёn e
veriut, e cila u inaugurua nё prezencёn
e shumё autoriteteve fetare, politike e
intelektuale. Atё tё ditё tё bukur tё 27
tetorit 1995, tё pranishёm nё Shkodёr do
tё ishin edhe pёrfaqёsues tё familjes
Zamil nga Arabia Saudite, me sponsorizimin
e tё cilёve u ndёrtua kjo xhami madhёshtore
nё zemёr tё Shkodrёs.
Pas faljes sё namazit tё iqindisё,
ceremonia ka filluar me kёndimin e njё
pjese kur’anore nga Hafiz Shukri Kapllan.
Mё pas, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed
Sytari, ka mbajtur fjalёn e rastit, ku
ka vlerёsuar lirinё dhe mrekullinё e
besimit. Ai ka falёnderuar donatorёt qё
mundёsuan ndёrtimin e kёsaj xhamie, si
dhe imamёt e nderuar qё kanё shёrbyer nё
kёtё xhami deri nё ditёt tona.
Mё pas, nё fjalёn e tij, imami i xhamisё
“Ebu Bekёr”, teologu Idmir Plaku, ka
theksuar se vlera dhe madhёshtia e ndёrtimit
tё xhamive ёshtё e lidhur me besimin e
thellё dhe pёruljen para Zotit tё
botrave. Sikurse ka theksuar se pёrkujtimi
i kёsaj date ёshtё njё domosdoshmёri qё
e kёrkon shoqёria, koha dhe vetё
historia e xhamive tona.
Kёtё ceremoni e ka pёrshёndetur edhe
Prefekti i Qarkut Shkodёr, z. Maxhid
Cungu. Në fjalёn e tij, ai ka uruar
besimtarёt e Shkodrёs pёr kёtё xhami dhe
ka theksuar se orientimet e qeverisё
shqiptare janё pёr pёrkrahje tё
vazhdueshme dhe respektimin e tё
drejtave tё komuniteteve fetare ne
Shqipёri.
Ceremonia ёshtё pasuar me kёndimin e
disa pjesёve tё Kur’anit nga 6 vjeçari
Selim Jakupi. Me zёrin e tij, ai ka
ndezur emocione tek tё pranishmit. Mё
pas janё kёnduar pjesё Mevludi, ilahi e
salavate, nga z. Sami Muçej.
Nё fund tё kёsaj ceremonie, tё
pranishmit kanё patur mundёsi tё shohin
nga afёr fotoekspozitёn e pёrgatitur me
kёtё rast.
K.Kraja
|
|
|
|
|
|