Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditёn e xhuma, mё 22 tetor 2010, Myftiu i Shkodrёs ka mbajtur hytben e xhumasё nё xhaminё e vjetёr, shumёshekullore tё fshatit Drisht. Nё fjalёn e tij, Myftiu ka folur mbi rёndёsinё qё ka sot tё krenuarit me fenё islame dhe mёsimet e saj. Nё hytben e tij, ai ka tёrhequr vёmendjen e besimtarёve tё pranishёm qё tё jenё jo thjesht muslimanё pёr vete, por tё bёhen thirrёs drejt mёsimeve tё pastra e tё drejta tё fesё sё All-llahut. “Xhamitё janё shtёpi tё All-llahut, ku janё tё mirёpritur edhe nёnat, motrat, gratё e vajzat tona! Askush nuk ka tё drejtё ta ndalojё vajzёn, motrёn, gruan e nёnёn e tij pёr tё ardhur nё xhami, pёr tё mёsuar fenё e Zotit, mёsimet e Muhammedit (a.s), dritёn e Kur’anit!”- ka thёnё Myftiu.
           
Nё kёtё hytbe ёshtё folur pёr madhёshtinё e shefatit tё Resulull-llahit (a.s) nё ditёn e gjykimit. “Ajo qё i ёshtё dhёnё Resulit tonё nёpёrmjet shefatit, nuk i ёshtё dhёnё asnjё profeti mё parё. Ne si muslimanё duhet ta pёrcjellim gjithandej kёtё mrekulli tё madhe, me tё cilёn ёshtё veçuar i dёrguari i fundit i All-llahut, ymet i tё cilit jemi!”- ka thёnё ndёr tё tjera ai.           

Pas pёrfundimit tё ceremonisё sё kёsaj xhumaje, Myftiu ёshtё takuar me besimtarёt e xhamisё sё Drishtit, ka inspektuar territorin e kёsaj xhamie dhe ka kёmbyer njohuri tё ndryshme me mё tё vjetrit e kёtij fshati.


Myftiu mban hytben e xhumasё nё fshatin Drisht-22 tetor 2010

Myftiu mban hytben e xhumasё nё fshatin Drisht-22 tetor 2010 

Myftiu mban hytben e xhumasё nё fshatin Drisht-22 tetor 2010