Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditёn e martё, mё 19 tetor 2010, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka qenё i ftuar nё specialen e titulluar: “Pas lajmit”, nё Tv Rozafa. Ai i ёshtё pёrgjigjur pyetjeve tё gazetarit nё lidhje me varrezat Komane, realitetin e shumёpёrfolur tё “çёshtjes sё korrupsionit me pronat e Myftinisё”, si dhe pёrgatitjen e Myftinisё pёr festat dhe aktivitetet e ndryshme fetare nё vijim.
           
Duke folur mbi neglizhencёn e institucioneve me gjurmёt islame tё traditёs shkodrane, Myftiu nuk ka lёnё pa pёrmendur Xhaminё e Plumbit, si dhe Varret Komane. Ai ka pёrmendur se neglizhenca e theksuar ndaj kёtyre institucioneve ёshtё tregues i qartё i misionit tё disave pёr tё lёnё pas dore gjurmёt e Islamit dhe kulturёs qё ai ka rrezatuar nё kёtё vend.
           
Ndёrkohё, duke u ndalur te çёshtja e pronave, ai ka thёnё: “Mё vjen çudi nga mediat. Nё vend qё tё ngrini zёrin ndaj korrupsionit qё po ushtrohet gjatё 20 viteve tё fundit me pronat tona. Nё vend qё tё ngrini zёrin pёr tjetёrsimin e pronave tё muslimanёve, nё kёtё vend me njё dominancё evidente islame, ju mё thoni se korrupsioni ka zёnё Myftininё e K. M. Sh- nё!? Kjo ёshtё e habitshme dhe e turpshme njёkohёsisht! Nёse ka komunitet fetar me pronat e tё cilit ёshtё abuzuar dhe neglizhuar, ai ёshtё komuniteti i muslimanёve shqiptarё!”.
           
Nё intervistёn e tij, Myftiu ka folur edhe pёr ndryshimet e fundit nё institucionin e muslimanёve shqiptarё, nё Tiranё e Shkodёr. “K. M. Sh. ёshtё njё institucion qё po reformohet dita-ditёs, po pastrohet nga pluhuri i 20 viteve. Po pastrohet nga njerёzit inkompetentё, tё paarsimuar, tё pa specializuar dhe po perfeksionohet me kuadro tё aftё, nё rrugёn e shёrbimit ndaj Thirrjes Islame dhe shoqёrisё shqiptare”.
           
Intervista e Myftiut ёshtё transmetuar drejtpёrsёdrejti nё valёt e televizionit lokal tё Shkodrёs, Tv Rozafa.


“K.M.Sh. po reformohet dita-ditёs nga pluhuri i 20 viteve”- TR 19 tetor 2010