Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Paraditёn e sё martёs, mё 19 tetor 2010, Imam Muhamed Sytari, i shoqёruar edhe nga  pjesёtarё tё tjerё tё stafit tё Myftinisё Shkodёr, ka inspektuar punimet pёr pastrimin dhe sistemimin e Varrezave Muslimane tё Shkodrёs, tё njohura si varret Komane.
           
Gjatё kёtij inspektimi, Myftiu ёshtё njohur nga afёr me punёn qё po bёhet pёr pastrimin e territorit tё kёsaj varreze tё vjetёr, e cila ёshtё lёnё pas dore gjatё tёrё kёtyre viteve, ndonёse, nё kohё tё ndryshme janё bёrё pёrpjekje pёr pastrimin e saj.
           
Nё njё komunikim pёr mediat e pranishme, Myftiu ka vlerёsuar kёtё fazё tё rёndёsishme pёr pastrimin e kёsaj varreze qё pasqyron dukshёm elementё tё traditёs dhe kulturёs islame nё Shkodёr.
           
Njёkohёsisht, ai i ka bёrё apel drejtuesve tё medias nё Shkodёr tё mos abuzojnё me emrin e Myftinisё Shkodёr. “Myftinia Shkodёr nuk ёshtё vend korrupsioni. Mos mendoni se Myftinia ёshtё vend pa zot e han pa portё! Jam shumё i indinjuar nga lajmi i djeshёm i dhёnё nё Tv Rozafa nё lidhje me “çёshtjen e korrupsionit” nё Myftininё Shkodёr. Ata qё shpikin kёsi thashethemesh, tё kenё turp dhe tё mos mendojnё se nuk ka kush t’i dalё zot institucionit tё muslimanёve nё Shkodёr!”- ka deklaruar ndёr tё tjera Myftiu.           

Pyetjes sё gazetares sё Tv Antena Nord, nё lidhje me shkarkimin e H. Fejzi Zaganjorit nga detyra e ndihmёs/Myftiut, ai i ёshtё pёrgjigjur: “H. Fejzi Zaganjori ёshtё imam i xhamisё Rus. Ai ёshtё njё ndёr figurat e shquara tё Myftinisё nё kohёn e H. Faik Hoxhёs. Si ndihmёs i tij, ai ka dhёnё kontribute tё dukshme pёr Myftininё Shkodёr”.

Ahmed Mahiri

 

Myftiu inspekton punёn pёr pastrimin e Varrezave Muslimane tё Shkodrёs-19 tetor 2010

Myftiu inspekton punёn pёr pastrimin e Varrezave Muslimane tё Shkodrёs-19 tetor 2010

Myftiu inspekton punёn pёr pastrimin e Varrezave Muslimane tё Shkodrёs-19 tetor 2010

Myftiu inspekton punёn pёr pastrimin e Varrezave Muslimane tё Shkodrёs-19 tetor 2010