Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Mbrёmjen e sё shtunёs, mё 16 tetor 2010, Myftinia Shkodёr nё bashkёpunim me Organizatёn “Imazhi Rinor”, ka organizuar njё aktivitet sensibilizues mbi vlerat dhe dobitё e jetёs. Aktiviteti nё fjalё ёshtё zhvilluar duke patur parasysh shtimin e vrasjeve dhe vetёvrasjeve gjatё kohёve tё fundit nё vendin tonё.
           
Nё fjalёn pёrshёndetёse, Imam Muhamed Sytari ka theksuar faktin e domosdoshmёrisё sё vlerësimit tё jetës dhe përfitimit nga çdo moment pёr tё ndёrtuar nё tё.
           
Ndёrkohё, drejtuesi i O.I.R., z. Mirsad Sylja, ka drejtuar njё apel pёr çdo tё ri, pёr tё qenё i vёmendshёm nё jetё, pёr tё mos rёnё nё pesimizёm dhe pёr tё vlerёsuar veten dhe mirёsitё e shumta me tё cilat Zoti e ka pajisur njeriun. 
           
Nё referatin: “Vlera dhe mbrojtja e jetёs nё Kur’an dhe Hadith”, teologu Altin Loshi, ka hedhur dritё mbi ajetet dhe hadithet qё flasin mbi rёndёsinё e mbrojtjes sё jetёs dhe ndalimin e prerё pёr t’u vetёvrarё e pёr ta marrё atё pa tё drejtё.
           
Mё pas ka referuar psikologia Esmeralda Hoti, e cila nёp��rmjet temёs sё saj tё titulluar: “Dёshpёrimi dhe “madhёshtia” e vetёvrasjes”, ka folur mbi disa statistika tё vetёvrasjeve nё botё dhe nё vendin tonё, mbi shkaqet dhe llojet e vetёvrasjeve, si dhe ka vlerёsuar madhёshtinё e fesё islame nё ruajtjen e njeriut nga stresi, depresioni, vetmia dhe vetёvrasja.
           
Nё referatin e titulluar: “Rinia ёshtё jetё, jeta ёshtё rini”, shkrimtari Xhahid Bushati ka folur mbi vlerёn e jetёs nё kёndvёshtrimin e njё intelektuali. Nёpёrmjet shembujve konkretё nga libra tё ndryshёm ai ka vlerёsuar mirёsinё e jetёs dhe aftёsisё qё duhet tё tregojё secili prej nesh pёr ta kapur jetёn, pёr tё fituar nё tё e pёr tё lёnё njё kujtim tё mirё.
           
Nё fund tё aktivitetit, teologu Arben Halluni ka bёrё njё rezume tё krejt referateve, duke nxjerrё nё pah mesazhet e optimizmit pёr jetёn dhe nxitjen e ruajtjes sё saj nё çdo kohё.
           
Pas aktivitetit, tё pranishmit kanё marrё pjesё nё koktejlin e shtruar me kёtё rast.

Ilir Dizdari

 

“Jeta- kjo dhuratё e çmuar e Zotit…”, nё Grand Hotel Europa-16 tetor 2010

“Jeta- kjo dhuratё e çmuar e Zotit…”, nё Grand Hotel Europa-16 tetor 2010

“Jeta- kjo dhuratё e çmuar e Zotit…”, nё Grand Hotel Europa-16 tetor 2010

“Jeta- kjo dhuratё e çmuar e Zotit…”, nё Grand Hotel Europa-16 tetor 2010