Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nga minberi i xhamisё sё fshatit Boks, myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka ftuar besimtarёt muslimanё tё sensibilizohen pёr tё mundёsuar rikthimin e xhamisё sё fshatit Mes-Myselim nё vendin e saj.

Nё hytben e tij, myftiu ka folur pёr vlerat e sadekasё dhe lёmoshёs pёr hir tё All-llahut dhe fesё sё Tij. “Nё mbledhjen e jashtёzakonshme qё zhvillova para pak ditёsh me tё gjithё imamёt dhe kёshillat e xhamive, kam udhёzuar qё pёr tri javё me radhё tё organizohen fushata bamirёse pёr tё mundёsuar rindёrtimin e xhamisё sё fshatit Mes-Myselim. Ky ёshtё njё obligim fetar, moral e qytetar pёr secilin prej nesh nё hak tё kёsaj xhamie dhe besimtarёve tё saj.”- ka thёnё ndёr tё tjera ai.

Mё pas, ai ka siguruar besimtarёt e ardhur nga fshati Mes-Myselim se xhamia e re do tё rindёrtohet sa mё parё me ndihmёn e All-llahut dhe angazhimin e sinqertё tё krejt besimtarёve.

Nё fund tё faljes sё namazit tё xhumasё besimtarёt e kёsaj xhamie kanё vrapuar pёr tё dhёnё nga pasuria e tyre nё ndihmё tё xhamisё sё shkrumbuar tё vёllezёrve tё tyre.

Ndёrkohё, nё tё gjitha xhamitё e Shkodrёs, tё xhumanё e sotme, mё 21 maj 2010, janё mbledhur shuma tё konsiderueshme pёr çёshtjen nё fjalё.

 

Në xhaminë e fshatit Boks, 21 maj 2010

Në xhaminë e fshatit Boks, 21 maj 2010

Në xhaminë e fshatit Boks, 21 maj 2010

Në xhaminë e fshatit Boks, 21 maj 2010