Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditёn e xhuma, mё 15 tetor 2010, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka mbajtur hytben e kёsaj jave nё xhaminё e fshatit Zues. Nёpёrmjet fjalёs sё tij, ai ka folur mbi rёndёsinё e ruajtjes sё imazhit islam nё jetёn e pёrditshme. Fjala e tij ёshtё pasuruar me hadithe qё trajtojnё marrёdhёnien e All-llahut me robin e Tij, nёpёrmjet rrugёve tё pёrkushtimit dhe kapjes pas mёsimeve tё fesё nё jetё.
           
Nё hytben e tij, Myftiu ka trajtuar edhe realitetin shqiptar tё ditёve tё fundit, ku nuk ka lёnё pa pёrmendur edhe çёshtjen e liberalizimit tё vizave tё BE me vendin tonё. “Mos tё mendojё ndonjёri se integrimi ёshtё tjetёrsim! Ne si muslimanё duhet tё ruhemi prej kёtij fenomeni dhe tentativave tё shumta qё po bёhen pёr ta pёrkthyer si tё tillё idenё e kёtij integrimi! Dita-ditёs fёmijёve tanё nёpёr shkolla, po ju imponohet njё figurё krejtёsisht fetare, joislame. U kёrkohen vjersha pёr tё, thёnie rreth saj, fotografi tё saj etj. Me dhjetra familje muslimane mё janё ankuar pёr kёtё fenomen! Ёshtё pa dyshim njё vepёr e çthurrur e njerёzve pa identitet, pa dinjitet e qё pёrpiqen tё bёhen misionarё tё kthimit nga “feja e tё parёve” nё realitetet shqiptare tё ditёve tё fundit. Prandaj, mё shumё se kurrё sot ёshtё e domosdoshme tё lidhemi edhe mё shumё pas fesё sonё tё pastёr, t’ua mёsojmё atё fёmijёve tanё dhe t’i afrojmё edhe mё shumё me mendimin islam mbi jetёn!”- ka theksuar nё hytben e tij Myftiu.

M.Hoxha

 

Myftiu mban hytben e xhumasё nё xhaminё e fshatit Zues-15 tetor 2010

Myftiu mban hytben e xhumasё nё xhaminё e fshatit Zues-15 tetor 2010

Myftiu mban hytben e xhumasё nё xhaminё e fshatit Zues-15 tetor 2010