Ditёn e shtunё, mё 9 
										tetor 2010, Myftinia Shkodёr ka 
										organizuar njё aktivitet shkencor, nё 
										qendёr tё sё cilit ka qenё evidentimi i 
										gjurmёve tё Hafiz Myrteza Vucit dhe 
										traditave islame nё lagjen Kiras. 
										Aktiviteti i zhvilluar nё sallёn e 
										konferencave tё Grand Hotel Europa ka 
										mbledhur intelektualё dhe studiues, 
										besimtarё dhe teologё, tё cilёt kanё 
										ndjekur me vёmendje referatet e 
										programuara.
            
										Aktiviteti ёshtё hapur me fjalёn e 
										Myftiut tё Nderit tё Shkodrёs, Haxhi 
										Faik Hoxha, i cili ka vlerёsuar traditat 
										islame tё lagjes Kiras dhe gjurmёt e 
										dijetarit tё kёsaj lagjeje, Hafiz 
										Myrteza Vuci. Nё fjalёn e tij, ai i ka 
										bёrё njё homazh edhe tё gjithё atyre 
										burrave tё devotshёm qё kanё kontribuar 
										pёr fenё islame nё kёtё lagje gjatё 
										viteve tё rimёkёmbjes islame nё Shkodёr.
            
										Nё referatin e tij: “Nё gjurmёt e nurta 
										tё Hafiz Myrteza Vucit”, Imam Muhamed 
										Sytari, ka hedhur dritё mbi lidhjen e H. 
										Myrteza Vucit me dijetarёt e Shkodrёs, 
										si: Hafiz Jusuf Kёlmendi etj, prej tё 
										cilёve ka mёsuar dhe ka marrё diplomat 
										pёrkatёse. Gjatё fjalёs sё tij, ai ka 
										shpalosur disa nga gjurmёt e trashёguara 
										nga ky dijetar, sidomos nё kaligrafinё 
										arabe, qё ishte njё pasion i tij. 
										Rerferati nё fjalё ёshtё shoqёruar edhe 
										me disa gjurmё konkrete tё Hafizit 
										shkodran, tё cilat janё ekspozuar nё 
										mёnyrё ekskluzive nё kёtё aktivitet.
										
										Nё referatin e tij: “Hafiz Myrteza Vuci 
										– 4 dekada nё shёrbim tё kulturёs islame”, 
										avokat Qemuran Murataj ka folur mbi 
										rolin dhe kontributin e Hafiz Myrteza 
										Vucit nё shёrbim tё fesё islame dhe 
										komunitetit qё i shёrbeu me shumё pёrkushtim 
										e dashuri. Nё fjalёn e tij, ai ka vlerёsuar 
										personalitetin e Hafizit qё shёrbeu pёr 
										mё shumё se katёr dekada nё lartёsimin e 
										fesё islame dhe mёsimeve tё saj nё 
										Shkodёr.
										
										“Kirasi – Lagjja e traditave tё shquara 
										fetare, arsimore, intelektuale”, ka qenё 
										referati i tretё, nё tё cilin z. Muamer 
										Vuci, ka treguar me fakte dhe statistika 
										pёr prejardhjen e emrit Kiras, veçoritё 
										historike tё kёsaj lagjeje tё vjetёr, 
										trashёgiminё intelektuale, arsimore, 
										shkencore dhe fetare tё saj ndёr vite.
										
										Sё fundmi, tё pranishmit kanё ndjekur 
										edhe fjalёn e dy autorёve, H. Hajrullah 
										Jakupi dhe z. Ahmet Puka, qё kanё folur 
										mbi temёn: “Xhamia e Kirasit – Xhamia e 
										parё e ndёrtuar nё Shkodrёn e viteve 
										‘90”. Nё argumentet e tyre, ata kanё 
										shpjeguar vjetёrsinё e kёsaj xhamie, si 
										dhe sakrificat pёr ndёrtimin e xhamisё 
										sё re tё Kirasit, pas viteve ’90.
										
										Nё fund tё aktivitetit ёshtё organizuar 
										edhe njё ndeje pёr çaj, ku tё ftuarit 
										kanё patur mundёsi tё diskutojnё pёr 
										mbresat e kёtij aktiviteti.
V.Mehmeti
| 
												 
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
| 
												 
												  | 
											
