Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Nё hytben e ditёs sё xhuma, mё 8 tetor 2010, nga xhamia “Ebu Bekёr”, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka pёrshёndetur vendimin historik tё marrё nga Parlamenti Evropian pёr liberalizimin e vizave tё vendit tonё me shtetet e Evropёs. Gjatё kёsaj hytbeje, ai ka ngritur zёrin se sinjalet e integrimit duhet tё na angazhojnё pёrherё e mё shumё pёr ta ruajtur fenё Islame dhe pёr tё mos ia kthyer shpinёn asaj pёr asnjё lloj propozimi nё botё. Si shembull nё predikimin e tij, ai ka marrё sahabiun Abdull-llah ibni Hudhafe Sehmiun.
           
“Mё lejoni qё nё kontekstin e kёsaj ngjarje historike pёr vendin tonё, tё pёrmend shembullin e sahabiut Ibni Hudhafe, i cili nё vitin 19 tё hixhres u zu rob nga Çezari i Romёs. Propozimi i parё qё i bёri i pari i Romёs ishte tё pranonte krishtёrimin si fe dhe tё hiqte dorё nga Islami. Sahabiu i nderuar e refuzoi çdo lloj propozimi tё bёrё dhe ia ktheu: “Tё vdes, ёshtё 1000 herё mё mirё sesa tё ndёrroj fenё e Muhammedit!”. Kёshtu vёllezёr, integrim nё Evropё, nuk do tё thotё tё heqim dorё nga Islami e tё pranojmё njё fe tjetёr! As tё shesim fenё pёr interesa meskine, as tё tjetёrsohemi, as tё ndryshojmё traditat dhe kulturёn tonё qytetare! Ne jemi muslimanё dhe si tё tillё duhet tё jetojmё e tё rrugёtojmё sё bashku me vendin tonё tё dashur nё udhёtimet e tij historike!”- ka theksuar Myftiu nё hytben e kёsaj jave nё xhaminё qёndrore tё qytetit.
           
Hytbeja e kёsaj jave nё xhaminё “Ebu Bekёr” ёshtё komentuar edhe nga media lokale, nё edicionet e ndryshme tё lajmeve.

M.Hoxha

 

Myftiu i Shkodrёs pёrshёndet vendimin e Parlamentit Evropian-8 tetor 2010

Myftiu i Shkodrёs pёrshёndet vendimin e Parlamentit Evropian-8 tetor 2010