Ditёn e mёrkure, mё 6
tetor 2010, Myftiu i Shkodrёs ka pritur
pёr njё vizitё nё xhaminё e Parrucёs
kryeministrin e Federatёs sё Bosnje e
Hercegovinёs, z. Mustafa Mujezinoviç, i
shoqёruar nga njё pjesё e kabinetit tё
tij qeveritar, kёshilltari pёr marrёdhёniet
ndёrkombёtare, si dhe ambasadori i
Shqipёrisё nё Bosnje, z. Flamur Gashi.
Gjatё kёsaj vizite, kryeministri
boshnjak ёshtё njohur me njё historik tё
shkurtёr tё xhamisё sё Parrucёs dhe ka
shprehur kёnaqёsinё pёr kёtё prezencё nё
Shkodёr.
Pasi ka vizituar edhe nga brenda xhaminё
e Parrucёs, z. Mujezinoviç ka kёrkuar
pёr tё falur namazin e akshamit sё
bashku me ministrat e tij. Sё bashku,
ata kanё kryer obligimin e faljes sё
akshamit nёn drejtimin e kёshilltarit z.
Burhan Shaban, i cili njihet si njё ndёr
hafizёt me zёrin mё tё bukur nё Bosnje.
Me rastin e kёsaj vizite, Myftiu Imam
Muhamed Sytari i ka dhuruar
kryeministrit boshnjak njё kujtim tё
veçantё, njё tabllo nё qendёr tё sё
cilёs ndodhen dy xhamitё kryesore tё
Shkodrёs.
Nё kёtё vizitё t�� kryemistrit
Mujezinoviç nё xhaminё e Parrucёs,
merrte pjesё edhe prefekti i Shkodrёs,
z. Maxhid Cungu, nёnkryetari i Bashkisё,
z. Ridvan Trashani, kёshilltarё tё
Myftinisё, imamё, teologё e besimtarё.
Ilir Dizdari
|
|
|
|
|