Paraditёn e sё
xhumasё, mё 1 tetor 2010, Myftiu Imam
Muhamed Sytari ka pritur nё njё takim tё
pёrzemёrt, Myftiun e Gramshit H. Jusuf
Salkurti. Nё kёtё takim, dy myftilerёt
kanё diskutuar rreth mёnyrave tё
thellimit tё bashkёpunimit institucional
dhe forcimit tё urave tё komunikimit nё
shёrbim tё komunitetit dhe besimtarёve
muslimanё nё Shkodёr, Gramsh e mbarё
Shqipёrinё.
Gjatё kёtij takimi, Myftiu i Shkodrёs i
ka dhuruar homologut tё tij disa tituj
nga botimet e tij tё viteve tё fundit.
Me kёtё rast Myftiu H. Jusuf Salkurti ka
falёnderuar angazhimin e thirrёsit islam
Muhamed Sytari, si dhe i ka dёshiruar
atij vazhdimёsi nё rrugёn e botimit dhe
pasurimit tё bibliotekёs islame nё
gjuhёn shqipe me tituj tё rinj nga pena
e tij.
Me ftesё tё mikpritёsit, H. Jusuf
Salkurti ka mbajtur hytben e kёsaj
xhumaje nё xhaminё e Parrucёs, ku ka
folur mbi domethёnien e “rrugёs sё
drejtё” qё pёrmendet shpesh nё Kur’an.
Me argumentet e tij ai ka tёrhequr vёmendjen
e tё pranishmёve nё xhami dhe ka marrё
falёnderimet dhe urimet e tyre.
Pёr nder tё mikut tё tij, Myftiu i
Shkodrёs ka shtruar edhe njё drekё, nё
tё cilёn kanё qenё tё pranishёm edhe
imamёt e dy xhamive qёndrore tё Shkodrёs.
V.Mehmeti
|
|
|
|