Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Paraditёn e sё martёs, mё 28 shtator 2010, Myftinia Shkodёr ёshtё vizituar nga njё grup i imamёve tё Bashkёsisё Islame tё Podujevёs, nёn drejtimin e kryetarit tё tij, z. Idriz Bilalli.
           
Nё pozitёn e mikpritёsit, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari pasi i ka falёnderuar miqtё nga Kosova pёr prezencёn e tyre nё Shkodёr, ka shprehur kёnaqёsinё e tij pёr kёtё vizitё tё shtrenjtё tё vёllezёrve nga Kosova. Ai ka vlerёsuar rolin e Bashkёsisё Islame tё Kosovёs nё konsolidimin e realiteteve tё reja me tё cilat po pёrballet shoqёria islame e shtetit mё tё ri nё botё. Njёkohёsisht, Myftiu ka vlerёsuar gjithashtu edhe rolin e madh tё imamёve tё Kosovёs nё ruajtjen e traditave islame shumёshekullore, me tё cilat ёshtё karakterizuar kombi shqiptar.
           
Edhe vizitorёt kanё shprehur kёnaqёsinё e tyre pёr kёtё vizitё nё Shkodёr. Ata kanё theksuar se prej mirёsive tё Zotit ndaj shoqёrisё shqiptare ёshtё edhe afrimi i dy vendeve tona, gjё qё lehtёson bashkёpunimin dhe komunikimin e mёtejshёm nё shёrbim tё qёllimeve tё pёrbashkёta.
           
Mё pas, grupi i B. I. tё Podujevёs nё shoqёrinё e Myftiut, kanё kryer faljen e namazit tё mesditёs nё xhaminё e Parrucёs, ku kanё parё nga afёr bukuritё e kёsaj xhamie me tradita e histori nё qytetin e Shkodrёs.
           
Pas Myftinisё Shkodёr, vёllezёrit nga Kosova kanё vizituar edhe Medresenё “Haxhi Sheh Shamia”, ku janё pritur nga drejtori i kёsaj medreseje, z. Kujtim Dervishi. Nё kёtё vizitё, ata kanё parё nga afёr arritjet e Medresesё sё Shkodrёs dhe kanё zhvilluar edhe njё bisedё vёllazёrore me drejtuesit dhe sponsorizuesit e kёtij institucioni arsimor.
           
Pas drekёs, nё ambientet e Medresesё, grupi i imamёve nga Podujeva kanё vizituar edhe Medresenё e vajzave dhe kanё zhvilluar njё bashkёbisedim vёllazёror nё ambientet e Konakut tё kёsaj medreseje. Nё rolin e mikpritёsit, z. Shuajb Bashhan, koordinator pёr arsimin i Shoqatёs “Istanbul”, nё Shkodёr, ka shprehur kёnaqёsinё e tij pёr vizitёn e vёllezёrve nga Podujeva dhe u ka uruar atyre çdo tё mirё.
           
Nё pёrfundim tё qёndrimit tё tyre nё Shkodёr, imamёt e Podujevёs janё shprehur tё gёzuar pёr momentet e kёndshme tё kaluara nё qytetin verior tё minareve.

M.Hoxha

Kёshilli i Bashkёsisё Islame tё Podujevёs viziton Myftininё Shkodёr-28 shtator 2010