Ditёn e shtunё, mё 25
shtator 2010, nё ambientet e xhamisё sё
Parrucёs ёshtё zhvilluar mbledhja e
radhёs e imamёve tё Myftinisё Shkodёr.
Nё kёtё takim, imamёt kanё dёgjuar
raportin e Myftiut tё Shkodrёs mbi
zhvillimet e muajit Ramazan qё sapo
kaloi. Njёkohёsisht ёshtё diskutuar edhe
pёr zhvillimet e fundit nё Komunitetin
Mysliman tё Shqipёrisё, ku imamёt janё
azhornuar pёr tё rejat e fundit.
Gjatё kёsaj mbledhje, ёshtё diskutuar
edhe pёr pёrgjegjёsinё qё ka secili imam
nё xhaminё e tij dhe jashtё saj pёr
organizimin e jetёs fetare dhe shёrbimin
sa me mё cilёsi, pёr tё ftuar njerёzit
drejt kёsaj feje tё madhnueshme islame
dhe mёsimeve tё saj. Nё kёtё drejtim,
kanё folur dhe kanё dhёnё mendimet e
tyre shumё prej imamёve pjesёmarrёs.
Njё pikё e rёndёsishme e kёsaj mbledhje
ka qenё edhe pёrkujtimi i 20 vjetorit tё
rihapjes sё Xhamisё sё Plumbit dhe
rijelimi i besimit nё vendin tonё.
Nё pёrfundim tё takimit, Myftiu ka pёrsёritur
kёrkesёn e tij ndaj imamёve tё Myftinisё
Shkodёr pёr pёrkushtim dhe seriozitet nё
punё, sikurse i ka falёnderuar pёrzemёrsisht
ata pёr angazhimin e sinqertё dhe tё
suksesshёm gjatё muajit tё Ramazanit.
Ilir Dizdari
|
|
|