Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Pasditёn e sё xhumasё, mё 24 shtator 2010, Kёshilli i Myftinisё Shkodёr ka diskutuar alternativat e ndryshme pёr festimin sa mё dinjitoz tё datёs 16 nёntor 2010, qё pёrkon me 20 vjetorin e rihapjes sё Xhamisё sё Plumbit, njёkohёsisht lirisё sё besimit nё Shqipёri.
           
Nёpёrmjet planeve konkrete, kёshilltarёt kanё debatuar pёr rrugёt qё duhen ndjekur pёr suksesin e aktivitetit nё fjalё. Ata, kanё konkluduar njё plan tё pёrbashkёt pune, qё pritet tё fillojё realizimi i tij pёr mbarёvajtjen e kёtij pёrkujtimi jubilar tё datёs nё fjalё.
           
Vlen tё pёrmendet se 16 nёntori i kёtij viti pёrkon edhe me datёn e Festёs sё shёnuar tё Kurban Bajramit, qё festohet pёr çdo vit nё çdo skaj tё botёs islame. Pёr kёtё, Kёshilli i Myftinisё Shkodёr ёshtё angazhuar maksimalisht pёr tё realizuar njё mori aktivitetesh nё nder tё kёsaj date tё shёnuar pёr krejt muslimanёt e Shqipёrisё.

M.Hoxha