Me rastin e ditёve tё
muajit Shevval, nё tё cilat ёshtё i pёlqyer
agjёrimi pёr tё pasuar me adhurime dhe
lutje madhёshtinё e muajit Ramazan,
Myftinia Shkodёr ka organizuar njё
aktivitet fetar dhe agjёrimin e pёlqyer
nё kёtё muaj.
Ditёn e shtunё, mё 18 shtator 2010, nё
xhaminё e Parrucёs, ёshtё organizuar njё
bisedё fetare mbi vlerat dhe dobitё e
agjёrimit tё 6 ditёve pasuese tё
Ramazanit nё muajin Shevval. Nё bisedёn
fetare, imami i xhamisё Parrucё, teologu
Naim Drijaj ka hedhur dritё mbi
argumente tё ndryshme nga hadithet e
profetit Muhammed (a.s) dhe thёniet e
dijetarёve qё nxisin kёtё agjёrim.
Aktiviteti ёshtё pёrshёndetur edhe nga
Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari, i
cili ka vlerёsuar kёto aktivitete, qё
mbledhin besimtarёt nё xhami dhe sofrat
e iftarit.
Pas faljes sё namazit tё akshamit me
xhemat tё pranishmit dhe tё ftuarit nё
kёtё aktivitet kanё marrё pjesё sё
bashku nё iftarin e shtruar nga Myftinia
Shkodёr me kёtё rast. Nё fillim tё kёtij
iftari, Myftiu ka uruar tё pranishmit
pёr agjёrimin e kёsaj dite dhe ka kёrkuar
vijimёsinё e kёsaj tradite tё vjetёr qё
e ka origjinёn nё ditёt e jetёs sё
profetit Muhammed (a.s).
V.Mehmeti
|
|
|