Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


Harta e Vizitorëve




 

Ditёn e dielё, mё 16 maj 2010, nё orёt e para tё mёngjesit u shkrumbua xhamia e fshatit Mes-Myselim, si pasojё e avarive tё tensionit tё lartё.

Ndёrkohё, myftinia Shkodёr ёshtё vёnё nё lёvizje pёr tё bёrё ç’ёshtё e mundur pёr tё zgjidhur problemin e kёsaj xhamie. Pas mbledhjes sё menjёhershme tё kёshillit tё myftinisё, ditёn e martё, mё 18 maj 2010, nё orёn 18.00, nё ambientet e sallёs sё konferencave tё medresesё sё djemve, Imam Muhamed Sytari ka organizuar njё mbledhje tё jashtёzakonshme me imamёt dhe kёshillat e xhamive tё qytetit e fshatit.

Nё kёtё takim, myftiu ka folur pёr fatkeqёsinё e ndodhur dy ditё mё parё nё xhaminё e fshatit Mes-Myselim dhe masat qё po merr myftinia Shkodёr pёr ta tejkaluar kёtё situatё. Ai ka kёrkuar nga imamёt e tё gjitha xhamive tё angazhohen pёr tё zhvilluar fushata bamirёsie nё ndihmё tё besimtarёve tё kёtij fshati.

Mё pas, myftiu i Shkodrёs ka kёrkuar nga tё pranishmit vёmendje maksimale ndaj problemeve tё ndryshme qё ka xhamia, pёr tё evituar nё tё ardhmen ngjarje tё dhimbshme si ajo e dy ditёve mё parё.
Imamё dhe kёshilltarё tё shumtё kanё diskutuar dhe kanё dhёnё mendimet e tyre konstruktive pёr zgjidhjen e kёsaj situate dhe tejkalimin e saj.

Altin Nikshiqi

Imam i xhamisë Mes-Myselim

 

Takime tё jashtёzakonshme pёr xhaminё e fshatit Mes-Myselim, 18 maj 2010

Takime tё jashtёzakonshme pёr xhaminё e fshatit Mes-Myselim, 18 maj 2010

Takime tё jashtёzakonshme pёr xhaminё e fshatit Mes-Myselim, 18 maj 2010

Takime tё jashtёzakonshme pёr xhaminё e fshatit Mes-Myselim, 18 maj 2010