Ditёn e enjte, mё 16
shtator 2010, ёshtё zhvilluar mbledhja e
radhёs e kёshillit tё Myftinisё Shkodёr.
Nё kёtё takim, Myftiu i Shkodrёs Imam
Muhamed Sytari ka lexuar para
kёshilltarёve vendimet e fundit tё
Kryesisё sё Komunitetit Mysliman tё
Shqipёrisё pёr disa ndryshime nё pёrbёrjen
e saj.
Mё pas mbledhja ka vazhduar me leximin e
dorёheqjes sё njёrit prej anёtarёve tё
kёtij kёshilli pёr shkaqe udhёtimi
jashtё Shqipёrisё.
Ndёrkohё, si pikё e tretё e rendit tё
ditёs ka qenё leximi i raportit tё
Myftiut rreth aktiviteteve tё muajit
Ramazan. Kjo pikё ka marrё pjesёn mё tё
madhe tё kohёs, ku ka patur edhe ndёrhyrje
tё shumta nga kёshilltarёt qё kanё
komentuar aktivitetet e muajit qё sapo
shkoi.
Nё kёtё mbledhje ёshtё votuar edhe pёr
shtimin e kёshillit tё Myftinisё Shkodёr
me njё anёtar tё ri, qё ёshtё miratuar
me shumicё votash.
|
|